Gazetari bjellorus Protasevich dhe partnerja e tij zhvendosen në arrest shtëpiak

Gazetari bjellorus Protasevich dhe partnerja e tij zhvendosen në arrest shtëpiak

Prindërit e gazetarit të burgosur bjellorus, Roman Protasevich dhe të dashurës së tij, Sofia Sapega, konfirmuan se të dy ata janë transferuar në arrest shtëpiak. Dzmitry Protasevich i tha BBC-së se nuk e di se përse autoritetet e bënë këtë veprim.

“Avokati nuk thotë asgjë, autoritetet nuk thonë asgjë”, tha babai i gazetarit.

Njerku i Sapegas gjithashtu konfirmoi se ajo është zhvendosur në arrest shtëpiak dhe se jeton vetëm në një apartament të vogël në Minsk.

Më 23 maj, autoritetet bjelloruse kanë detyruar një avion të kompanisë Ryanair të aterojë në Minsk dhe më pas autoritetet bjelloruse kanë arrestuar Protasevich dhe partneren e tij.

Protasevich është akuzuar për mbështetje të protestave kundër regjimit bjellorus, ndërsa Sapega për nxitje të trazirave.

BE dhe SHBA kanë akuzuar Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit, i cili ka qenë duke fluturuar nga Athina për në Vilnius, kur është detyruar të devijojë drejtimin.

Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione të shumta Bjellorusisë, për shkak të incidentit, por që asgjë nuk ka ndryshuar sjelljen e dikttorit Lukashenko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT