Gazetari Bledian Koka te ‘5 Pyetjet’: Në PD-në zyrtare ka deputet që janë ‘erdoganistë’! Erdogan më shumë se partner është palë politike me Ramën

TIRANË- Kryefjalë e ditës së sotme ka qenë vizita e presidentit turk Erdogan, e në një kohë kur ai është kritikuar shumë për marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama, gazetari dhe analisti Bledian Koka bëri me dije se edhe në PD-ja ka deputetët që “janë erdoganistë”.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Koka nuk zgjodhi që të fliste me emra, po u shpreh i bindur se ka mbështetës të Erdogan në PD, gjë që nuk e konsideron të arsyeshme.

Kjo sepse për Kokën, Erdogan më shumë se partner ka vendosur që të jetë palë politike, duke theksuar se ai ka dalë hapur krah Ramës.

“Në PD zyrtare në qasjen  tyre politiko- religjozë janë erdoganistë, nuk ka rëndësi për emrash, por ka. Kur u vendos busti i përkujtimit te viktimave të grushtit të shtetit pati edhe përfaqësues të PD, ata duhet të shikojnë që njerëzit i shkojnë mbrapa është i njëjti që ka bërë thirrje që Rama të jetë në pushtet”, tha Koka.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike