Gazetari Erl Murati në Report Tv: Opozita zgjodhi rrugën e gabuar, çfarë arriti PD me këtë?

Gazetari Erl Murati nga studio e lajmeve në Report Tv ka komentuar situatën politike dhe procesin zgjedhor të kryer ditën e djeshme. Ai ndër të tjera ka thënë se këto zgjedhje janë zhvilluar në një situatë jo normale. Si ka vlerësuar se në këtë proces nuk kishte probleme dhe përplasje por megjithatë, Murati ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë atipike dhe monopartiake.

"Kriza politike vijon të jetë aktuale dhe multidimensionale. Kemi një parlament të cunguar. Kemi iniciativë për të shkarkuar Presidentin. Mungon Gjykata e Lartë. Procesi shkoi normalisht, dhe mund të thonim që ishin zgjedhjet më të mira në Shqipëri, por në fakt nuk ishin zgjedhje normale" ka deklaruar gazetari Murati.

Për sa i përket raportit paraprak që Glover lexoi në konferencën për mediat, Murati ka thënë se Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR  Audrey Glover nxori shumë probleme me zgjedhjet.

"Gloveri i dha kohë vetes. Nxori mjaftë probleme. Raporti është për shefat e saj në Vien dhe nuk prisnim notë nga ajo. Kemi patur probleme me transparencën. Apo polarizimi i mediave. Si dhe presioni i dy kaheve politike indirekt dhe direkt. Identifikimi i votuesve ishte i lehtë dhe ky ishte problemi kryesor, pasi është cënim i fshehtësisë së votës. Nuk mundë të themi se janë administrata pasi kanë qenë 771 mijë shqiptarë. Problemi është se dikush voton për rrotacionin, dhe është i verifikueshëm, dhe administrata u identifikua. Presioni është më se i dukshëm. Nuk kemi një administratë të mirë pasi vullneti politik...kemi probleme me vullnetin politik dhe paguajmë taksa për personat e shkarkuar nga puna. Kosto e paguar nga ne. 40 milion dollarë në vit" ka thënë ndër të tjera Murati.

Më pas Murati ka deklaruar se lëvizjet dhe aksionet e opozitës kanë qenë një rrugë krejtësisht e gabuar. Ai ka theksuar se opozita ka zhgënjyer ato që i kanë mbështetur.

"Gjej probleme tek Rama që i quan zgjedhjet historike. Por edhe tek Basha i cili tha se janë diktatoriale. diktaturë është pushteti që ndalon partitë e tjera. Por opozita në mënyrë vullnetare ishte e pritshme. Zgjedhjet ishin monokolor, të çuditshme...dhe do kemi kryebashkiak si ai i Kamzës me 10%. Njerëzit do të donin një garë reale. Por Basha dhe aleatët e tyre me zgjedhjen vullnetarisht...Opozita ka ndjekur strategji të gabuar. Rezultati ka treguar se ka zgjedhur strategji të gabuar. Që nga 16 shkurti gjuha e tij ishte e ashpër. Dogji mandatat pa njoftuar ndërkombëtarët ishte një gafë e tij. Pa folur Palmer ai thoshte se do të pamundësojmë zgjedhjet. Më pas la të degjeneronte vetëveten për zgjedhje. Ndonjëherë pushteti  lodh atë që nuk e ka. PD është la pa pushtet militantët pa pritshmëri. PD nuk përfaqësohet në Parlament... protestuesit i besuan Bashës. Ai ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje ne një farë mënyrë mbajti fjalën. Por ka patur vështirësi tu shpjegojë se çdo të ndodh dhe çfarë arriti PD me ketë strategji. Ka qenë qeveri tranzitore dhe largimi i Ramës por kjo nuk nododhi. Rama tashmë ka më shumë pushtet se sa kishte me 29 qershor. Rama nuk e ka aq e lehtë për të qeverisur tashmë. " Rama bëri një ofertë koprrace për opozitën për të diskutuar kodin elektoral." ka thënë ndër të tjera gazetari Erl Murati.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 02/07/2019 02:17

    Mos qaj hallin e Rames Qani hallin e opozites pa nje lider.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja