17 ditë nga vendosja e barrikadave, gazetari flet nga veriu i Kosovës për Report Tv: S’është bërë asnjë përpjekje për t'i larguar, banorët janë izoluar

Sot 17 ditë nga vendosja e barrikadave, situata veri të Kosovës, paraqitet e qetë, por megjithatë nuk ka ende asnjë shenjë për heqjen e barrikadave. Nga veriu i Kosovës, në një lidhje direkte për Report Tv, gazetari Driton Sadiku u shpreh se megjithëse është përmendur një afat për heqjen e barrikadave ende nuk ka asnjë lëvizje në terren. Nga ana tjetër sot është zhvilluar edhe një takim ndërmjet komandatit të KFOR dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa rikujtoi se në bazë të deklaratave të qeverisë së Kosovës, policia është e gatshme dhe ka një plan për largimin e barrikadave.

‘Kanë arritur që të bllokohen barrikadat. Sot është qetësi nuk vërehet se ka lëvizje. Janë bërë 17 ditë ende nuk është parë asnjë lëvizje për heqjen e barrikadave. Është përmendur një afat për heqjen  e barrikadave por nuk ka asgjë konkret. Para një orë ka pasur takim me Kurtit dhe komandantit të KOFOR, në rast se do të merret ndonjë vendim. Ende nuk kemi ndonjë informacion se çfarë është diskutuar brenda. Është kërkuar që barrikadat të largohen , në mënyrë që të qarkullojnë banorët. Disa fshatra janë të banuara më shqiptarë. Duhet përdorur rrugë malorë dhe alternativë për të kaluar në pjesën jugore. Është përmendur se ka një afat por ende nuk ka asnjë përpjekje për largimin e barrikadave. Të shohim se çfarë do të dalë nga takimi i Kurtit me komandatin e KFOR. Policia është e gatshme dhe ka një plan operativ për largimin e këtyre barrikadave.’- u shpreh ai.

Sipas Sadikut, është pezulluar lëvizja e banorëve në këtë zonë, ndërsa jeta e tyre për shkak të pikave kufitare të bllokuara është vështirësuar.

‘Është një pezullim, më së shumti po e vuajnë banorët e kësaj zone, të cilët kanë mbetur të bllokuar. Çdo ditë që kalon vështirësohet jeta e tyre. Edhe pikat kufitare vazhdojnë të jenë të mbyllura. Nuk mund të lëvizin nga të dyja vendet qytetarët. Me aq sa kemi komunikuar zakonisht kjo pjesë fuqizohet nga Serbia. Këto barrikada po u kushtojnë serbëve më shumë. Qytetarët nuk mund të hyjnë dhe të dalin. Nuk mund të ketë kalim të rregullt asnjë Jarinjë as në Bërnjak.’- u shpreh Sadiku.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës?
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?