Gazetari francez: Shërbimi sekret
francez trajnoi Thaçin

Gazetari francez: Shërbimi sekret<br />francez trajnoi Thaçin
PARIS - Pierre Pean, gazetar, hulumtues francez, ka publikuar librin “Lufta e 'drejtë' për një shtet mafioz". Ai dha një intervistë për mediet në Serbi rreth përmbajtjes së këtij libri.

“Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake ishte e orientuar pro Serbisë”, shkruan Pean në librin e tij, “Kosova – lufta e “drejtë” për një shtet mafioz”, raporton portali Reporteri.net.

Shërbimi i inteligjencës, sipas Pean, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.

“Në të njëjtën kohë, stafi i Ushtrisë nuk ishte në të njëjtën linjë. Ata, sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin në anën e serbëve, gjë të cilën e dëshmoi edhe me respektimin e përpiktë të marrëveshjes së Kumanovës dhe implementimin neutral të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, vijon Pean.

Në librin e tij, ai përmend edhe dallimet mes francezëve dhe anglo-saksonëve në luftën e Kosovës. Ai thotë se francezët dhe britanikët për këtë edhe kanë shkëmbyer të shtëna me armë mes vete. Kjo, sipas tij, ka ndodhur se këto dy palë kanë pasur konflikt në interpretimin dhe implementimin e Rezolutës 1244.

“Në interpretimin anglo-sakson”, kur ushtarët e UÇK-së vrisnin, kjo interpretohej si hakmarrje dhe mund të falej. Por krejt kritere të tjera u përdorën për serbët. Pra anglo-saksonët u sollën krejtësisht ndryshe nga francezët”

“Koloneli Logar, komandant i forcave speciale franceze, në atë kohë u detyrua të kërcënojë, se është i gatshëm të hapë zjarr në forcat speciale britanike. Ju mund të imagjinoni, se ata ishin në prag të një incident shumë serioz “, thotë gazetari francez.

Kur flet për konfliktin mes KFOR-it francez dhe ushtarëve të UÇK-së, Pean thotë se ushtarët francezë implementuan rrugën neutrale të Rezolutës 1244, gjë të cilën nuk e bënë të tjerët. Në Deçan, ai thotë se u vranë 10 deri në 15 ushtarë të UÇK-së nga ana e forcave franceze, ndërsa në pjesët ku nuk vepronin ushtarët anglo-saksonë nuk u vra asnjë.

“Pra, francezët implementuan në mënyrë të përpiktë Rezolutën 1244, ndërsa anglo-saksonët implementimin e rezolutës, që nga fillimi e bënë në mënyrë të paragjykuar, në kontekst për pavarësinë e ardhshme të Kosovës, e cila nuk thuhej me asnjë fjalë në Rezolutë”, thotë ai.

Kur pyetet për politikën e shtetit të Francës në vitin 1999, Pean i mëshon idesë se presidenti i atëhershëm i Francës, Jacques Chirac tentoi deri në fund që të pengojë bombardimin e Jugosllavisë, por ai donte që të fuqizonte rolin e Francës në NATO, dhe me ngulje këmbë edhe më tutje, do të mund të ofendonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, sipas tij, ishte një shembull i mirë se si politika franceze u përkul ndaj asaj anglo-saksone, që është Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024