16 mijë votues nga jashtë kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Për analistin Alban Daci, partitë e mëdha nuk kanë hallin e emigrantëve, ndërsa sipas tij vota e tyre nuk do ndikojë në rotacion politik. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Daci thotë se PS është partia më e favorizuar nga vota e emigrantëve.
“I vetmi person, për herë të parë në dy kuvendet e PD që kam ngritur çështjen e emigracionit kam qenë unë. Partitë e mëdha nuk kanë hallin e emigrantëve. E drejtë kushtetuese e cunguar, e njëanshme, më thuaj kush janë emrat e shqiptarëve që janë jashtë që janë parashikuar të jenë në listat e partive politike.
S’do ketë rëndësi të madhe ne kuptimin rotacioneve politike. Partia më e favorizuar që do përfitojë politikisht nga vota e diasporës, është PD. E para se PS është partia që ka pushtet, ka shumë hapësira për të ‘dhuruar’. Rama është në pozicion komod që të marrë të rinj të promovojë, ndërsa opozita ka një grup njerëzish që janë të blinduar të lista e mbyllur dhe të dalin deputet ata që janë. Rama është i gatshëm të ndërrojë komplet establishmentin e tij politik. PD provimin fundit të tillë e ka bërë në 2005, pastaj ka qenë parti klanore e një grupi njerëzish që kanë si qëllim vetëm interesin e tyre”, tha Daci.
Avokati Përparim Çaça dhe gazetari Flogert Muça shprehin rezerva për votën e emigrantëve.
“E drejta për të votuar duhet të lidhet detyrimisht me detyrimet që ke karshi vendi tënd. Ne s’kemi detyrim shërbim ushtarak, apo detyrime të tjera karshi pagesës së taksave. Një person i cili ka lindur në 200, ka lindur atje, është shkolluar atje, jeton atje, integruar në Itali, besoj se nuk e bën këtë jashtë me ato të drejtat që duhet të ketë mbi fatet e këtij vendi”, tha Çaça.
“Ajo Amerika nuk është budallaqe që thotë nëse ti nuk paguan taksa nuk voton. Kemi njerëz të familjes që kanë një jetë që nuk janë këtu dhe ata vendosin duke parë nga facebook sa keq apo sa mirë është këtu.
Teknikisht duke qenë se është hera e parë, ndoshta nuk është parashikuar kjo dyndje e madhe. Ky entuziazëm është i tepërt, pjesëmarrja do jetë qesharake për shkak të herës së parë. Psh, do votojnë 50 mijë emigrantë, këto do ndahen në 10 parti, në 12 qarqe”, u shpreh Muça.
Rezart Kthupi nga ‘Djathtas 1912’ thekon se procesi i regjistrimit është i thjeshtë dhe nuk zgjat më shumë se 7 minuta.
“Nëse ti je në rregull me gjithë dokumentacionin nuk zgjat më shumë se 7 minuta. Duhet të lexosh çfarë dokumentesh të duhen”, thekson Kthupi.
Nga ana tjetër, Faik Basha nga PL thotë se qeveria ka larguar 1 milionë shqiptarë dhe se sipas tij do votojnë masivisht kundër PS.
Rezart Kthupi nga ‘Djathtas 1912’ thotë se partitë e mëdha politike nuk e duan votën e diasporës pasi nuk e kontrollojnë dot. Ai thekson se vota e tyre nuk sjell ndryshime radikale, pasi thotë se do të reflektojë të njëjtin trend si ai i votuesve brenda territorit shqiptar.
“Vota e diasporës do reflektojë të njëjtin trend që ka me Shqipërinë. Vota e diasporës do ndjekë trendin e përgjithshëm që ka Shqipëria. Nëse ne bindim një brenda Shqipërisë, bindim në të një mënyrë edhe ata jashtë Shqipërisë. Bindja apo çuarja e tyre drejt një vote për një parti është e njëjta gjë siç ndodh me Shqipërinë, ndryshon vetëm mënyra e komunikimit. Do kenë të njëjtat pritshmëri siç kanë qytetarët brena në Shqipëri. Mos prisni që diaspora të bëjë ndryshime radikale. Partitë e mëdha nuk e duan votën e di se nuk e kontrollojnë dot”, thekson Kthupi.
Gazetari Flogert Muça është përplasur me anëtarin e Kryesisë së PL, Faik Basha pas një deklaratë të Endrit Braimllarit në Report Tv, ku tha se ishte gati të bashkëpunonte me PS për zgjedhjet e 11 majit.
Muça i kujtoi Bashës në emisionin ‘Repolitix’ se Braimllari po ikën te Rama. Por, Basha thotë se kush ka ikur nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste përfundon në burg.
“Ata që kanë ikur nga PL dhe kanë shkuar të Rama kanë përfunduar në burg. Neve na ka ikur pjesa më e keqe”, tha Basha
Kush bie ke Rama dhe nuk vjell nuk shko në burg! Po volle dhe meresh me poshtërsira shko në burg.
Përgjigju