Indi – Një gazetar Indian ka bërë një raportim të pazakontë për përmbytjet në një rajon të Indisë. Për shkak se vendi ishte i përmbytur, ai ka hipur mbi supet e një viktime të përmbytjeve në momentin që bënte raportimin live nga vendngjarja.
Për shkak të këtij veprimi, gazetari është kritikuar, por ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke thënë se personi që e mbajti mbi supe kishte pranuar vetë sepse donte të tregonte respekt për gazetarin sepse nuk kishte takuar kurrë më parë njeri më të rëndësishëm se gazetarët.
“Kjo nuk ishte ideja ime për të filmuar, por ai më mori vetë për të raportuar se kishte pësuar dëme nga përmbytjet. Shtëpia e tij ishte në gjendje të mjerueshme dhe ai kishte pësuar dëme të mëdha si pasojë e përmbytjeve. Ne e ndihmuam atë me disa ushqime dhe të holla dhe ai donte të tregonte respekt për këtë”, u shpreh gazetari.
Video është hedhur në youtube dhe përdoruesit e këtij rrjeti e kritikuan gazetarin se shfrytëzoi një viktimë të përmbytjeve për të mos lagur këmbët e tij. Disa të tjerë e quajtën këtë rast si “turp për gazetarinë”, kurse një tjetër e cilësoi gazetarin si qesharak.

Gazetari indian fajësoi kameramanin e tij sepse duhet të filmonte nga beli e lart, por kishte filmuar në plan më të zgjeruar.
“Ky ishte krejtësisht faji i kameramanit, i cili mesa duket u përpoq për të shkatërruar karrierën time duke e postuar videon dhe në youtube”, përfundoi gazetari.
Nga përmbytjet besohet se kanë vdekur mbi 1 mijë persona dhe mijëra të tjerë mund të jenë mbytur në zonat e thella malore.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Gazetari hipën mbi supet e qytetarit