Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë sot me gazetarin e radio BBC-së Nick Robinson. Rama është pyetur lidhur me krimin e organizuar shqiptar që është famëkeq në Britaninë e Madhe si dhe me skepticizmin që ekziston në disa vende evropiane, lidhur me anëtarësimine Shqipërisë në BE.
Rama nuk e mohoi problemin e kriminalitetit shqiptar, por tha se ai është një fenomen mbarëeuropian, që mund të luftohet më mirë nëse të gjitha vendet evropiane janë edhe më të ndërlihura.
Intervista e Ramës me Nick Robinson
Gazetari: Çfarë do të përfaqësonte anëtarësimi në BE për Shqipërinë?
Rama: Pikë së pari, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes nga fantazmat e të shkuarës, duke garantuar që nuk do të përballemi sërish në të ardhmen me atë që u përballëm në të shkuarën e afërt.
Gazetari: Ju jeni në dijeni se një pjesë e shqetësimit që shumë persona në BE ndiejnë rreth anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë lidhet me paratë që BE duhet të shpenzojë për të mbështetur vendin tuaj. Por, gjithashtu me emigrimin dhe largimin e mundshëm të shqiptarëve drejt vendeve të pasura të Unionit.
Rama: Ne po kërkojmë hapjen e negociatave, të cilat nuk kanë asnjë kosto për BE-në, por janë jetike për ne. Retorika e frikës rreth fluksit të emigracionit, që ka të bëjë aspak më shumë se me lëvizjen e lirë të njerëzve në tregun e lirë të punës minon vetë vlerat dhe principet e botës sonë europiane.
Gazetari: Ju flisni për flukset e emigracionit dhe për lëvizjen e lirë, por duhet të jeni në dijeni se në Britaninë e Madhe, Agjencia Kombëtare e Krimeve ka identikuar një problem të posaçëm në lidhje me të ashtuquajturat banda shqiptare të krimit të organizuar. A mund të bëjë diçka më shumë vendi juaj për të luftuar këtë fenomen?
Rama: Kam dëgjuar shumë nga këto teori gjatë fushatës së “Brexit”, por siç të dhënat zyrtare flasin qartë, shumë prej tyre janë vetëm ekzagjerime për qëllime të caktuara politike.
Gazetari: Numrat, ashtu siç thoni ju janë të ulëta, por impakti i tyre është i lartë. Përsëri, a ka diçka që mund të bëjë qeveria juaj për të luftuar këtë fenomen?
Rama: Unë nuk po e mohoj këtë problem, por e kemi dëgjuar këtë lloj etiketimi edhe më parë në histori. Një herë e një kohë, italianët në Amerikë shiheshin vetëm si picierë dhe mafiozë, por e vërteta ishte shumë më komplekse. Nuk duhet të harrojmë që krimi i organizuar nuk është një fenomen kombëtar, i kufizuar brenda kufijve shtetërore. Është një fenomen mbarëkombëtar. Kriminelët kanë Bashkimin e tyre Europian, kjo është arsyeja përse Bashkimi ynë Europian duhet të jetë sa më i fortë dhe i ndërlidhur që të jetë e mundur, për të luftuar në mënyrë të suksesshme kundër krimit.
Gazetari: Ju shpresoni që t’i bashkoheni Bashkimit Europian brenda disa viteve të ardhshme. Çfarë mendoni se do t’i ofronit Europës? Janë të shumtë ata që frikësohen se zgjerimi i mëtejshëm i Unionit shërben vetëm për të fragmentarizuar edhe më tej BE-në, duke mbirë ndasi të reja.
Rama: Tani për tani, ne po kërkojmë vetëm atë që kemi arritur me reformat dhe përpjekjet tona: hapjen e negociatave. Anëtarësimi për ne dhe për vendet e tjera të rajonit do të ndodhin më vonë, jo sot.
Po pse ca do i bajn Edi Rama nga Tirana? Londra eshte nji nga qytetet me perdorim me te larte te drograve dhe shqiptart nuk ben me shume veq moren kontrollin qe e kishin afrikanet apo ruset apo te tjer. Kriminalitet ka ne gjithe boten njisoj futeni ne tru mos hidhni vrer mbi vllezerit tuj.ktu behet fjale per lufte interesash dhe pse nuk flitet hapur sepse askujt nuk i pelqen qe gjith ato miljona euro futen ne shqiperi i dojn per vete.
PërgjigjuPO TE MBJELLESH DROGE DHE PAPUNESI. PRADHIMI DO JETE KRIMINALITET KESHTU QE GAZETARI I BBC ESHTE SHUME I ZGJUAR ME NJE PYETJE SHUME PROFESIONALE KURSE RAMA SI GJITHMONE PERDOR PELIVANLLEKUN E TIJ VULGAR MOHON ASHTU SIC NDODHI ME TAHIRIN
PërgjigjuPo mundohet te çrrenjosi injorancen e shqiptareve qe ti e ke te shkruar ne balle kur nuk di te shkruash as gjuhen shqipe, lere me tej te japesh mend. Dhe Kryeministri ne kete interviste i mbron shume me elegeance injorantet dhe te paaftet si ty qe ne pamundesi per te bere nje pune te ndershme, sepse je i paditur, kur del jashte kufijve ose merresh me droge ose me vjedhje. Tonelatat me droge, trafikimet e njerezve, krimet ndaj njeriut ne BE nuk i bejne vetem shqiptaret, por edhe anglezet, belget, spanjollet, holandezet. Ndersa ty te pelqen qe nje komb i tere te quhet kriminel, KM nuk eshte absolutisht dakord me kete etiketim. Hashashin tregoja plakes kur te kesh te varur foton e Saliut me Vandam Mahmutajn ne njerin mur te dhomes dhe Stresit duke perzier hashashin me lopate ne Lazarat ne anen tjeter.
Gazetar me kriminelat shqiptar qe jetojne ne Angli duhet te merret shteti Anglez dhe krimineleve qe jetojne atje te denohen le ligjin Britanik.
PërgjigjuKete pyetje zotrrote gazetar duhet tia besh sali berishes e lul bahses,pasi ata sollen ne britani shaqa shaqen me dokumente falso si kosovar,dhe apstai ai flliqi ate vend me bashkepunetor kriminel,nese nuk e di zotrrote gazetar lexo torturat,vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes ku besoi se do te trishtohesh dhe do te kerkosh tjeter gje,sdo mend se ka kriminel shqiptar ne britani pasi ka 720 ne burg,por ama te siguroi se mbi 95% jane militant te sali berishes,heta vetem pak dhe do bindesh i dashur gazetar.
PërgjigjuEdhe cfare se u regjistruan si kosovar, cfare halli ke ti lengaraq....apo harruat kur kosovaret regjistroheshin si te shqiperise ne kohen e xhaxhit. Ik futi ndonje tas dhalle ate Bej
Fatos, pjesa dermuese e shqipetarve ne angli pervec ikjes masive kto 3 vitet e fundit, ka ndodhur nga viti 99 deri n 04. Nuk te duhet shume kerkim dhe zgjuarsi qe te shohim qe ka qene ne kohen e fatos nanos. Po besoj tani ka ngel qe per cdo gj fajinee ka saliu. Esht ikje e shpejt e problemit dhe peegjegjedise sic po ben rama me gazeyarin ne ket interviste.
Ne BE Shqiperine e çojne brezi i Carte i PD me ne krye Klevis Balliun . Ata jane Grida Duma siameze me Salianjin, Paloka, Strazimiri, Aldo Bumçi, Nard Noka,Dash rakia,dhe i madhi te medhenjve Flamur Noka...Keta jane balli i Shqiperise..
PërgjigjuTë gjithë këta ”demokrat” me bishta duhet burgosur ...!!!