Gazetari i familjes Berisha sulmon kreun e PD-së, flet për regjim të përbashkët Rama-Basha: Tentojnë të bëjnë të bukurin shejtan në kurriz të Shqipërisë

Gazetari i familjes Berisha sulmon kreun e PD-së, flet për regjim të përbashkët Rama-Basha: Tentojnë të bëjnë të bukurin shejtan në kurriz të Shqipërisë

Foto e publikuar nga gazetari Bledian Koka

TIRANË- Gazetari i "familjes Berisha", Bledian Koka ka sulmuar ashpër kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për qëndrimin e mbajtur lidhur me vendimin e Shqipërisë për strehimin e qindra afganëve në vendin tonë.

Një vendim i tillë pro mbërritjes së afganëve në Shqipëri, sipas Kokës nuk është gjë tjetër veçse një "lëpirje" e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Ai thotë se është dakord për të mirëpritur afganët, por thekson se e gjitha kjo duhet bërë pa zhurmë duke sjellë në vëmendje reagimin e Sali Berishës në kohën kur pranoi strehimin e iranianëve. E nisur nga kjo, Koka flet edhe për një regjim të përbashkët Rama-Basha që sipas tij po përpiqen që këtë situatë ta shfrytëzojnë personalisht, për disa vlera që ata vetë nuk i përfaqësojnë.

"Sali Berisha i strehoi edhe ujgurët edhe iranianet edhe këdo kishte nevoje si vetëdije lidershipi, e  bëri këtë pa zhurmë e pa u qurravit publikisht nëpër rrjete sociale për “detyrime” e “solidaritet” fals në raport me SHBA e NATO-n. Ndërsa kryeministri 1 (Rama) e kryministri 2 (Basha) i Shqipërisë janë vetëm dy bythëpambukë e servilë te Juri Kimit, që në pikën e hallit mundohem të shiten si humaniste të mëdhenj, pikërisht ata që e kanë braktisur de-fakto Shqipërinë e shqiptarët, njëri si “kryeministër” e tjetri si pengmarres i opozitës.

Po që për detyrime ndaj NATO-s e SHBA-se, Shqipëria e lodhur i ka kryer detyrat e veta me misionet e saja ushtarake në Kabul e Herat, e për këtë kemi dhënë edhe disa jetë ushtarësh, dritë pastë gjaku i tyre. Shqipëria duhet ta bejë pjesën e vet me zyrtaret afgane që rrezikohen nga terroriste talebane, kjo nuk duhet të jetë në diskutim. E vetmja gjë që nuk kapërdihet është tentativa bajatë e regjimit Rama-Luli që tenton të bëjë të bukurin shejtan në kurriz të Shqipërisë duke u mburruar me një nga vlerat më të përndritura (mikpritjen e shqiptarëve) që asnjëri e aq më pak tjetri e përfaqësojnë.p.s…pushime të mbara patriota", shkruan Koka.

Dje kryeministri Edi Rama i ka thënë "po" kërkesës së SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve, që sipas tij, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve. Rama thotë se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane. Pas Shqipërisë edhe Kosova u ka hapur dyert afganëve, duke pranuar strehimin e tyre pas kërksesës së SHBA. Nga ana tjetër talebanët kanë mbërthyer Afganistanin, ku kanë hyrë edhe në Kabul, i cili ishte i vetmi qytet që kishte mbetur në duart e qeverisë. Vetë presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi për në Taxhikistan, për t’i shpëtuar grupit të militantëve islamikë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAFMUT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/08/2021 17:32

    O bledjan koka e vogël po çfar do ti do që ti lipihemi Rusit. Ne e provuam Rusin 50 vjet e hoqëm tmer o bledjani bile derr. Megjithse ti ke të drejt do që të kruash kockat që të hedh familja pise sërbe berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë