Gjatë një interviste të para disa ditëve për Report Tv gazetari ka rrëfyer se nuk i ka parë agresorët dhe se ata e kanë qëlluar nga mbrapa fillimisht, ndërkohë shtoi se kanë përdorur edhe mjete të forta.
Gazetari ka publikuar sot fotografitë të cilat e i ka shoqëruar me shkrimin me titull: "Nga Elvi Fundo/Fotot e dhunës që të kuptoni të gjithë të vërtetën."
"Tallavaja politike po tërheq vëmendjen nga dhuna e së mërkurës në 8 mars tek Stacioni i Trenit në orën 10:35 (të mëngjesit).
Zbardhja e një ngjarje kriminale do kohën e saj, por për të publikuar pasojat, jo ndaj meje por ato që mund t'i ndodhin çdo gazetari, sot po publikoj pa asnjë dëshirë këto foto. Pa dëshirë, për shkak të faktit se nuk do doja të ishin publike, por politika dhe ujërat e saj të turbullta çudinë më të madhe e zgjasin 3 ditë, unë po i publikoj në ditën e katërt.
Pikërisht për të mos qenë çudia më e madhe, por një ngjarje që kërkon zbardhjen e së vërtetës.
Në fund dua të përcjell një mesazh falenderimi për të gjithë ata që më mbështetën me dhanë kurajo dhe u solidarizuan në këtë ngjarje të rëndë për mua dhe familjen time. Besoj për çdo gazetar edhe ata që censuruan lajmin. Këto foto le të shërbejnë që ne të reagojmë më fort jo për Elvin, por për gazetarët. Të mos flasim vetëm për lidhjet e politikës me krimin por edhe për krimin në media.
Në pritje të kapjes së autorëve dhe zbardhjes së ngjarjes, le të shpresojmë që këto foto të sensibilizojnë dhe rikthejnë sërish në vëmendje ngjarjen", shkruan Fundo.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com