Në pjesën e dytë të emisionit Repolitix në Report Tv, të drejtuar nga gazetari Denis Minga është diskutuar për vendimin e UEFA-s për të dënuar Skënderbeun me 10 vite përjashtim dhe një milion euro gjobë. Të ftuarit, Eduard Prodani dhe gazetarët Tami Kona, Ervin Baku dhe Eduard Ilnica kanë debatuar se cfarë do të ndodhë me Skënderbeun nëse do të futet në shortin e Championsit nëse do të fitojë titullin kampion në Shqipëri. Ish-sekretari Përgjithshëm në FSHF, Eduard Prodani tha se me këtë dënim UEFA nuk e shorton Skënderbeun në Champions. Gazetari Ervin Baku ka deklaruar se UEFA nuk ka këllqe që të matet me Realin, Barcelonën, Bayernin apo edhe Juventusin dhe dënon Skënderbeun.

“UEFA nuk ka këllqe që të matet me Realin dhe Barcelonën, Bayernin apo edhe Juventusin. Vetëm këtu trukohen ndeshjet??!!! A jeni në terezi? Unë nuk mbroj trukimet, u kam rënë me sëpatë, por më gjej provat. Kush i ka bërë trukimet, presidenti, lojtari apo kush? Skënderbeu ka një studio shumë të mirë ligjore, duhet të nxitojnë të çojnë dosjen në CAS. Që të ishte drejtësi tamam, këto shkallë duhet të bëheshin para shortit të Champions. Kjo bëhet për shembull, për t’u thënë sponsorëve që ja un e pastrova garën. Ky është i njëjti komision që nuk i dha të drejtë Shqipërisë për ngjarjen e Beogradit. Pse UEFA nuk i ndalon bastet, nuk ka këllqe” deklaroi ai.