Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sot se pas skanimit të grupeve kriminale do të nisë edhe goditja e tyre. Gazetari i Report Tv, Driçim Caka deklaroi se deri tani janë identifikuar 37 grupe kriminale, ndërsa vendin e parë e zë Vlora. 

Nga burimet rezulton se janë identifikuar 37 grupe kriminale, të strukturuara, madje disa edhe me lidhje politike. Qyteti që ka numrin më të lartë është Vlorë dhe Durrësi, ku grupet kriminale dyshohet se kanë lidhje me biznesmenë, ndërsa kanë ngritur edhe sipërmarrjet e tyre.

Pas dy qyteteve bregdetare vjen Tiranë dhe Elbasani, sipas filtrit të Ministrisë së Brendshme. Rezultatet do të kërkojnë kohë” deklaroi gazetari i Report Tv.

dy.b/shqiptarja.com