/ATSH-DPA/ - Jason Rezaian, një gazetar i "Washington Post", i ndaluar në Iran prej më shumë se një viti, i akuzuar për spiunazh, u kthye në gjykatë, për atë që do të jetë seanca e fundit përpara dhënies së një vendimi.
"Kjo do të jetë seanca e katërt me dyer të mbyllura e Rezaianit në Gjykatën Revolucionare ,në Teheran", njoftoi agjencia e lajmeve, FARS.
Avokatja e tij tha se kjo mund të jetë seanca e fundit e këtij rasti.
Rezaian është akuzuar për spiunazh, për bashkëpununim me qeveritë armiqësore dhe për propagandë.
Ai është akuzuar për kalimi informacionesh nëpërmjet një gazetari amerikan në Shtëpinë e Bardhë.
Gazetari 39-vjeçar i ka mohuar këto akuza.
Qeveria amerikane ka hedhur poshtë akuzat si absurde dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të Rezaianit.
Të shtunën, kryeredaktori i "Washington Post", Martin Baron kërkoi t'i jepej fund asaj që ai e përshkroi si një "gjykim të rremë."
"Irani është sjell në mënyrë të pandërgjegjshme në gjithë këtë parodi të këtij rasti", u shpreh Baron tha në një deklaratë.
"Ka burgosur një gazetar të pafajshëm për më shumë se një vit dhe e ka nënshtruar atë në keqtrajtim fizik dhe abuzim psikologjik", përfundoi Baron.
Rezaian, i cili ka nënshtetësi amerikane dhe iraniane, u arrestua në korrik të vitit 2014 së bashku me bashkëshorten e tij, Yeganeh Salehi dhe një fotografe.
Dy gratë u liruan nga paraburgimi.