Gazetari italian: De Biasi
largohet pas sfidës me Izraelin

Gazetari italian: De Biasi<br />largohet pas sfidës me Izraelin
Me mendjen te ndeshja kundër Izraelit, por edhe te e ardhmja e De Biasit, e madje të një e ardhme jo dhe aq e largët.

Në ditën e nisjes së grumbullimit të Kombëtares për takimet e radhës në Itali gazetari Alfredo Pedulla ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se trajneri i kuqezinjve do të lirohet nga impenjimi me Shqipërinë në ditët e ardhshme.

Gjithmonë duke iu referuar asaj që raporton Pedulla pas një eksperience të pasur e plot gëzime që i ka shërbyer jo pak trajnerit në planin profesional e personal, tani De Biasi ka mundësi të vërteta për të ardhmen në Europë, ndërkohë që ka në dorë edhe disa oferta nga Kina, që po investon shuma marramendëse në futboll.

Sipas tij, për këtë arsye trajneri pritet të largohet nga Shqipëria ndërkohë që më tepër për këtë cështje do të mund të mësohet në mes të Qershorit, pra pas ndeshjes me Izraelin.

Në këtë mënyrë nëse më parë nuk kanë munguar sinjalet për një përfundim të marrëdhënies së De Biasit me Shqipërinë pas përfundimit të kontratës aktuale, e cila mbyllet me impenjimin në eliminatoret e Botërorit, tani raportimet përtej Adriatikut flasin për një ndërprerje në mes të këtij bashkëpunimi.

De Biasi në shfaqjet e tij të fundit publike para shtypit sportiv në vend është shfaqur i irrituar me raportimet për të ardhmen në mediat italiane, edhe pse shpesh herë kanë qenë pikërisht intervistat e tij për mediat italiane ato që kanë nxitur zërat për një largim nga stoli i Shqipërisë.

Ndoshta këtë herë trajneri i Kombëtares do të japë vetë një shpjegim në lidhje edhe me këtë temë, në konferencën e shtypit që do të mbajë sot në Luksemburg ku edhe do të shpjegojë zgjedhjet për listën e të grumbulluarve për takimet e radhës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator