Gazetari i RAI-it Leonardo Zellino ka transmetuar një reportazh të realizuar në Shqipëri në disa plantacione me kanabis në qytetin e Krujës.
Nisur nga trafiku i drogës nga Shqipëria në Italia, gazetari e ka titulluar reportazhin "bari i fqinjit".
Ai ka arritur që të depërtojë në plantacionet me kanabis në malet e Krujës, ndërsa ka intervistuar edhe disa punëtorë të kanabisit, të cilët i tregojnë se sa fitojnë dhe si arrijnë ta trafikojnë.
Një nga prej tyre shprehet se për çdo rrënjë, ai merr 60% të fitimit, ndërsa 40% policia.
Por i pyetur nga gazetari Leonardo Zellino, ministri i Brendshëm, Tahiri përgjigjet se "Nëse në Itali gjeni një plantacion me kanabis do të thotë se policia atje është e korruptuar?"
Gjithashtu në reportazhin e tij, gazetari i RAI-it vë në dukje edhe sistemin e sofistikuar të vaditjes që përdoret për kultivimin e kanabisit.
Reportazhi i RAI-it vjen pas publikimit të raportit të Guardia di Finanza që theksonte se janë asgjësuar 99.8% e kanabisit të fotografuar në Shqipëri.
/Shqiptarja.com

VIDEO