Gazetari: Kosova është e dështuar
Ish-ministri francez: Ti je i sëmurë

Gazetari: Kosova është e dështuar<br />Ish-ministri francez: Ti je i sëmurë
PARIS - Ish-ministri i jashtëm i Francës Bernard Kouchner  dhe një nga personazhet që luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës, është konfrontuar ashpër me gazetarin në një debat për shtetin e Kosovës në televizionin “France 2”.

Gazetari që ka mbuluar luftën në Kosovë, Aymeric Caron i është drejtuar Kouchner duke i thënë se Kosova është shtet i dështuar dhe mafioz dhe se për krerët e saj ka akuza për trafikim organesh. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit francez, ku e ka cilësuar gazetarin të sëmurë.

“Ju jeni i sëmurë”, i ka thënë mes tjerash Kouchner duke iu përgjigjur. “Si mund të imagjinoni trafikim organesh në një vend ku spitalet nuk kanë pasur energji elektrike?”, ka thënë i nervozuar Kouchner.

Madje Kouchner ka nënvizuar se ishte vetë Parlamenti kosovar që kërkoi hetime pas raportit të Këshillit të Evropës. Por nga ana tjetër gazetari Caron ka ngritur pikëpyetje për nevojën e bombardimeve në vitin 1999, dhe madje ka pohuar se veç presidentit rus Putin këtë e kundërshtonte edhe Ibrahim Rugova.

Por sërish në replikën e tij, Kouchner ka mbrojtur vendimin e marrë duke u shprehur se gjatë luftës, në Kosovë zhvilloheshin masakra kundër popullatës civile, dhe se bombardimet ndaj Serbisë ishin veprimi i duhur, të cilin e kërkoi dhe e mbështetit edhe Rugova.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ne kemi ndërhyrë sepse në Kosovë zhvilloheshin masakra kundër popullatës civile. Të gjithë kanë qenë pro sepse kishte luftë permanente kundër shqiptarëve të Kosovës. E kemi bombarduar Serbinë dhe mirë kemi bërë. Nuk është e vërtetë që Rugova ka qenë kundër, përkundrazi, ka qenë i pari që fuqishëm na ka përkrahur për bombardime. Pala kosovare ka qene unanime për intervenim”, ka thënë ka thënë Kouchner

Sipas tij, Putinin, perëndimi e kishte paralajmëruar se nuk do të lejonin largimin masiv të kosovarëve dhe vazhdimin e torturave dhe masakrave. Diplomati francez ishte në emisionin e “France 2” për të promovuar librin e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf