Gazetari Imer Mushkolaj, i cili u përplas në një debat të ashpër me ish kryeministrin Sali Berisha gjatë një interviste në një media në Kosovë, ka reaguar sërish duke i numëruar gjerë e gjatë të gjitha çështjet për të cilat akuzohet Berisha. Mushkolaj teksa kujton Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës, thyerjen e embargos ndërkombëtare duke furnizuar Serbinë me naftë në një kohë që Kosova luftonte regjimin e Miloshevicit, firmat piramidale, Gërdecin, 21 janarin , ish kryeministri vijon të shfajësohet duke ia vënë përgjegjësinë të tjerëve.
Gazetari shkruan se kur SHBA e futi Berishën në listën e zezë, ai nisi të shkatërroj PD dhe fatin e tij personal t'ia bashkëngjis dhe demokratëve.
'Do të duhej të mjaftonte vetëm një rast i vetëm, si ai i zhdukjes së Remzi Hoxhës, që Sali Berisha të zinte vend në mesin e njerëzve më mizorë të politikës. Do të duhej që vetëm ky rast të mjaftonte, që ai të jepte përgjegjësi, morale e politike, së pari para familjes Hoxha, e më pas para gjithë Shqipërisë. Por, jo. Berisha nuk e bëri këtë asnjëherë, përkundrazi, u përpoq të shfajësohej e t’ua mvesh përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që vetë ishte në krye të shtetit, me gjithë aparatin e dhunës në duar. Dhe bëmat e tij, si rasti i tmerrshëm Hoxha, nuk janë të pakta. Zënë fill qysh herët në vitet ’90, atëherë kur erdhi në pushtet. Atëherë kur vodhi zgjedhjet, për t’u bërë me çdo kusht president, atëherë kur në Shqipëri burgoseshin njerëz të celulave të para të UÇK’së, atëherë kur thyente embargon ndërkombëtare për ta furnizuar me naftë regjimin e Slobodan Milosheviqit, atëherë kur Shqipëria u dogj e mijëra njerëz u vranë në luftë civile për shkak se lejoi firmat piramidale. Dhe vazhdojnë me të vërtetat e përbotshme të vdekjes së njerëzve në Gërdec e vrasjes së protestuesve në bulevard. Ka të tjera bëma, sa të duash, që lidhen me afera korruptive, keqpërdorime e keqqeverisje. Përkundër të gjitha këtyre, shqiptarët ia dhanë shansin që t’i qeveris sërish, për tetë vjet me radhë, periudhë kjo gjatë të cilës bëri edhe punë të mira. Dhe tash, kur ShBA’të e kanë vënë në listë të zezë, e kanë shpallur peron të padëshirueshëm, armik, ai ka zgjedhur të shkatërrojë Partinë Demokratike. Fatin e tij personal ai po provon ta shesë si fat të demokratëve, madje edhe fat të Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Ai e ka hallin e vet dhe të familjes së tij, nuk ka hall tjetër. Këtë e dinë të gjithë, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Të vërtetat dinë të jenë të dhimbshme, të hidhura, por prapëseprapë janë të vërteta dhe duhet të thuhen publikisht, pavarësisht se me kë kanë të bëjnë. Ashtu siç duhet thënë edhe Sali Berishës", shkruan gazetari
Mushkolaj shkruan se tashmë Berisha duhet të marrë përgjegjësi për njollat e zeza në biografi dhe se është kthyer në 'gogol' me akuza monstruoze që rëndojnë ndaj tij.
"Përtej ekzaltimit që mund të ngjall ende tek masat e militantëve e përkrahësve, ai e ka për obligim që të paktën tash, në fund të karrierës së tij politike, të marrë përgjegjësinë për njollat e zeza që ka në biografi. Por jo që duke u përpjekur t’i arsyetojë veprimet e veta të dëmshme, kriminale, ta fyejë një popull të tërë. Kështu ndodhi së fundi, kur në një intervistë ai pranoi se e kishte shkelur embargon ndaj Slobodan Milosheviqit dhe e kishte furnizuar me naftë, por këtë e kishte bërë për hir të Kosovës. Sipas tij, tokat e kosovarëve kishin ngelur pa punuar për mungesë nafte, andaj ai e kishte bërë këtë shërbim. Përveç se është një rrenë që madhe, kjo deklaratë është edhe një fyerje e madhe për qytetarët e Kosovës. Në atë kohë, kur i ndihmonte me naftë, Milosheviqi në Kosovë mbillte frikë, dhunë e represion, ndërkaq arat e Bosnjës dhe Hercegovinës i “mbillte” me kufoma civilësh të pafajshëm. Është e kotë të provosh të arsyetosh diçka që nuk mund të arsyetohet. Vetëm bëhesh përallë më shumë dhe zhytesh edhe më thellë në fajësinë tënde. Ashtu siç po vepron Berisha. Sali Berishën e njohin të gjithë – jo veç për bëmat, por edhe për akuza e sulme monstruoze ndaj të gjithë atyre që ia thonë të vërtetat në sy. “Gogoli” me të cilin ai përpiqet t’i frikësojë e t’i diskreditojë kundërshtarët dhe kritikët është Serbia. Serbia, e cila tash udhëhiqet nga ish-ministri i Milosheviqit, të cilin ky e furnizoi me naftë në kohën e luftës në Bosnjë. Serbia, me të cilën Berisha ka madje edhe lidhje familjare.Duhet të jesh i krisur që të akuzosh të tjerët, për atë çfarë je vetë. Por, Berisha nuk e ka dert. Ai vepron me maksimën “rrej sa të mundesh, se diçka mbetet” ose “fëlliq sa të mundesh, se diçka mbetet”. Tash, kur zyrtarisht është shpallur antiamerikan, ai e ka humbur arsyen e shëndoshë, e ka humbur edhe atë pak racionalitet që ka pasur. I është kthyer sërish logjikës “le të digjet gjithçka, vetëm të shpëtoj unë”. Dhe, përnjëmend, nëse nuk kanë ndodhur rastet e Remzi Hoxhës, thyerjes së embargos, ‘97’ta, Gërdeci e 21 janari në kohën e Sali Berishës në pushtet, kritikët e tij do të duhej të tërhiqen nga jeta publike. Ndërkohë që ai do të duhej të ishte tërhequr me kohë dhe do të duhej dhënë përgjegjësi", shkruan Mushkolaj
Një ditë më parë kur Berisha ishte i ftuar në një emision në një media në Kosovë, u përplas ashpër me gazetarin Imer Mushkolaj, i cili i tha se ai është personi i fundit që duhet të flasë për dhunën, pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës më 21 janar. Por Berisha është kundërpërgjigjur, duke e cilësuar gazetarin si provokator të Novi Sadit dhe të Vuçiç.
O Imer sic e ke mbiemrin tamam si mushkonje e sulmove vrasesin kriminelin me te madh te te gjitha koherave qe Shqiperia ka pare.
PërgjigjuO gazetar i Kosoves ke nje bravo te madhe(e pashe ne YOUTUBE)asnje gazetar i Tiranes nuk ka mujt deri ne sot sikur ti me Berishen vetem e perkdhelin.Ti ja the ne sy ner sy(me shpatulla mas murit deri sa u blloku),zoti te rujt Imer Mushkola.
PërgjigjuShqiperia ska pike force me te luftoje kriminelet qe e kane gllaberuar me te gjitha hallkat,ku nuk informohet por shtremberohet realiteti. Si ka mundesi qe tipa te tille kane kaq hapesire ne ekrane? Kjo tregon realitetin,i shtrember dhe i helmuar nga krimi.
PërgjigjuJam plotesisht dakord me bemat e zeza te ketij kanceri te Shqiperise dhe shqiptareve. Por ne Kosove, ose me mire te them ne Dardani, ju si gazetare ne pergjithesi duhet te punoni me shume per t'ia cjerrur kete maske Saliut. Sepse nje shumice e konsiderueshme e shqiptareve matane kufirit e konsiderojne Saliun si shpetimtarin e kombit dhe nuk i mbushet mendja se Saliu furnizonte me karburant kunder gjithe perendimit Sllobodan Milloshevicin. Dhe qe me pas u perdor dhe kunder luftes ne Dardani. Atyre nuk i mbushet mendja qe Saliu pervec se eshte antishqiptar, ai eshte dhe shume gjaksor. Nuk jeton dot pa derdhur gjak. Mos te genjehen me rrugen e kombit, sepse jo vetem qe nuk e mbaroi kurre si rruge, por edhe u vodhen qindra milione euro. Dhe mos harroni dhe nje gje. Te gjithe kete fatkeqesi qe vazhdon ta ndjeke Shqiperine dhe shqiptaret, e kemi nga Saliu. Sepse qe kur erdhi ne pushtet ne '92 ai vetem shkaterroi gjithcka qofte fizike (fabrika, hekurudha, bujqesi, prone etj), qofte dhe institucionale (drejtesine, arsimin, shendetesine, kulturen etj). Por mbi te gjitha ai shkaterroi shoqerine dhe nguliti ne mendjen e popullsise qe te jetonte ne menyren me anarkike. Dmth pa rregulla, pa respektuar ligjet, pa respektuar shtetin. Mbase jane harruar, por dikur mbizoteronte mentaliteti qe mos paguajme as energjine elektrike, ose ujin psh..
PërgjigjuE verteta duhet thene gjithëmon i madh e i vogël i din bemat e këtyre kan zhdukur njerëz qe mos te dalin e verteta vonon por del një ditë
Përgjigju