Gazetari që kandidoi për në Këshillin Kombëtar: Si e krijuam Frankenshtajnin Gaz Bardhi në PD, një 'përbindësh' që me vetëm 3 muaj punë udhëton me 'Benz' 20 mijë euro

Gazetari që kandidoi për në Këshillin Kombëtar: Si e krijuam Frankenshtajnin Gaz Bardhi në PD, një 'përbindësh' që me vetëm 3 muaj punë udhëton me 'Benz' 20 mijë euro

Gazmend Bardhi

Gazetari Reldar Dedaj, i cili ishte kandidat për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, në një shkrim të botuar sot në media me titull 'Si e krijuam Frankenshtajnin në PD' ka analizuar karrierën e Sekretarit të Përgjithshëm në PD Gaz Bardhi. Ai shkruan se Bardhi ka punuar vetëm tre muaj si ministër teknik në jetën e tij politike dhe sot udhëton me një fuoristradë e llojit “Benz”, me një vlerë rreth 20 mijë euro.

"Sepse si FRANKENSHTAJNI, Gazi ka gjetur të fshehtën e jetës. Ai merr copëra nga njerëz të vdekur dhe sajon një “njeri” të ri. Por ky përbindësh është kaq i madh dhe i frikshëm, saqë kushdo ja mbath para tij, edhe vetë Frankenshtajni! Përbindëshi është si një fëmijë i stërmadh që ka nevojë për dashuri", shkruan ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë

Si e krijuam Frankenshtajnin në PD. 

Një profil i paautorizuar për Gazment Bardhin

Në kohën kur Gazment Bardhi hyri në radhët e Partisë Demokratike, mes fluksit të të rinjve që afroi Lulzim Basha, askush s’mund të vinte bast se pas ca kohësh, ky ithanak, do ia dilte që nga fundi i një formacioni të mbushur me elefantë të rëndë demokrat, të kapërcente një e nga një shkallët për t’u ngjitur jo vetëm drejt parlamentit, por edhe në krye të partisë më të madhe opozitare, po, fiks atje; ku vihen në lojë kontributet e demokratëve, respekti për vlerat dhe për rrjedhojë edhe e ardhmja e shoqërisë shqiptare. Dhe kjo e ka një shpjegim. Gazi, me lejen e shefit dhe miratimin e tij është kontribues i dorës së parë në radhën e shigjetarëve që hedhin prore ç’të mundin ndaj atyre që mendojnë krejt ndryshe nga ata, për të ruajtur të paprekur kështjellën e mbretit nga armiqtë e brendshëm të partisë.

Siç duket, kjo e fundit, pra partia, edhe pse janë mbushur tashmë plotë tridhjetë vite që nga krijimi i saj dhe shumë nga ne naivët shpresonin se gjërat kishin ndryshuar, ajo vazhdon t’i për ngjasojë përsëri një pusi të zi që sapo i është hequr kapaku. Atëherë kur iu dha e shtyra atij kapaku dhe ne të tjerët menduam të afroheshim. E dinim fare mirë se do të ngrihej një erë e rëndë dhe se aty, do të gjenim, vetëm errësirë të thellë në pus. Disa u trembën menjëherë nga ajo errësirë dhe kthyen majat nga kishin thembrat, duke ikur me vrap. Ne të tjerëve na pëlqeu për të qëndruar tek gryka e pusit. Shohim dhe shohim teposhtë, por përsëri nuk arrijmë ta kuptojmë dot pse nxikan kaq shumë të vërtetat dhe pse nuk u gjendka dot fundi i tyre. Por si është më mirë, të rrimë akoma tek kjo grykë apo të bëjmë sikur edhe ne pamë dritë? Kur bërtet tek gryka e pusit: meritokraci, ai s’të përgjigjet dot ne “ua dhamë”, por meritokraci, me një meritokraci të mbytur. Pusi ynë nuk ngopet dot me këtë fjalë dhe vetëm atë do të jehojë, sado të bërtasësh ti. Megjithatë kishte disa njerëz, që ngrinin kokën përpjetë se i trembte errësira dhe bërtisnin meritokraci dhe përgjigjeshin po vetë ua dhamë. Ne e thirrëm shumë herë meritokracinë te pragu i errësirës po ajo asnjëherë nuk na u përgjigj se “ua dhamë” , por përkonte vetëm meritokraci, meritokraci…

Nuk mund të kemi asnjë iluzion se rojtari i këtij pusi, z.Bardhi, i cili është ngarkuar mbi të gjitha me misionin e vështirë për t’i vendosur kapakun atij, ku sado që ti të thërrasësh të nesërmen, s’do ketë më fuqinë të oshëtijë. Është më se e kuptueshme për një njeri që u ngjiz në laboratorin e studios së emisionit “Opinion” për t’ua sërvirur çdo natë shqiptarëve si talentin e ri të pusit. Leja ishte dhënë nga kryetari i pusit, z.Basha. I cili, në bashkëpunim permanent me këshilltaren e tij për mediat, ndërtonin skenarë se si ylli i ri i partisë, talenti i shkencave juridike nuk ishte vetëm një i ri profesionist me të ardhur shumë të ndritur në profesionin e tij, por një aset i paçmueshëm për vetë pusin.  Me siguri, z.Bardhi ka menduar se dalja e tij në atë periudhë ka ardhur falë aftësive të tij personale, këmbënguljes dhe punës së tij të palodhur, edhe pse në biografinë e tij nuk shquhej asgjë çfarë mund të kishte lënë shenjë.

Gaz Bardhi kishte një eksperiencë modeste si jurist në Ministrinë e Drejtësisë. Në atë kohë ai u rekrutua nga ministri asaj periudhe Enkelejd Alibeaj dhe pas kalimit në opozitë të Partisë Demokratike, z.Bardhi u punësua si jurist tek ky subjekt politik me një rrogë fare modeste për shumë vite. Më pas, si pjesë e operacionit për t’i rritur staturën dhe profilin politik z.Bardhi u propozua si ministër teknik në Ministrinë e Drejtësisë. Ai ka punuar vetëm tre muaj si ministër teknik në jetën e tij politike dhe sot udhëton me një fuoristradë e llojit “Benz”, me një vlerë rreth 20 mijë euro. Mirëpo askush nuk pyet dhe nuk do t’ia dijë se si ka mundësi që roja e pusit, në një periudhë fare të shkurtër, të sorollatet rrugëve të Shqipërisë me një automjet luksoz të prodhuar përgjatë viteve të fundit me vetëm tre muaj punë si ministër teknik i këtij shteti? Sigurisht, duke qenë në fillimet e karrierës së tij politike, ka menduar se lavdia që po fiton në mesin e demokratëve, duke lëshuar kopaçe me gjuhën dhe mendjen e Lulzim Bashës ndaj kundërshtarëve të tij brenda familjes së tij politike, edhe pse me koston e dinjitetit dhe skrupujve lesh e li, i ka shërbyer si kolateral i mirë për ngjitjen në parti.

Mirëpo, djali i djeshëm i byreqeve më gjizë, i ngritur artificialisht në majat e partisë, nuk ka ndryshuar shumë, pavarësisht luksit dhe karshillëkut që shpërfaq, diçka i ka ngelur në fakt, gjuha për ta përdorur kur e urdhërojnë. Dhe ku i dihet, e gjithë tallja, përqeshja, pranimi me dashje për t’u bërë qesharak, aksione këto me shpresën se logjika e partive tona, ku motori kryesor është servilizmi dhe jo racionaliteti, do t’i konsiderojë si një investim të vyer që një ditë mund të kthehen në një post të lartë, në një ministri me peshë të vërtetë, jo si ajo e mëparshmja ku e sajuan si drejtues dhe që për dreq kryeministri se priti qoftë edhe një ditë.

“Dreqi ta hajë”, Gazi nuk e ka aspak në mendje të bëjë kthesë edhe atëherë kur e sheh se është bërë tabelë qitje dhe askush se kursen më për asgjë, por i vetëdijshëm për atë që bën dhe për koston që merr, duke hequr dorë nga dinjiteti e personaliteti, kur thotë dhe bën gjëra që ndoshta as vetë s’i beson, kur e tallin dhe e përqeshin pikërisht për hir të rolit që merr, atëherë lind pyetja se për çfarë vlen ky angazhim, profesionalizmi, politika, karriera? Mos vallë kaq i madh është përfitimi në politikë, sa i gjithë ky breshër sulmesh e goditjesh mbi brez e nën brez të duket asgjë, po thjeshtë një vesë e pranueshme stine. E në qoftë kështu, nëse është ky vektori që udhëheq z.Bardhi, atëherë me siguri peshorja e tij anon siç duhet, dhe po, politika ia vlen me gjithë koston e lartë. 

Mjaftuan vetëm disa muaj fushatë dhe një Gaz për të kuptuar se gjithçka në PD ishte një katastrofë. Ai nuk është modeli i politikanit me të cilin mund të mbahet për një kohë të gjatë opozitarizmi. Sepse si FRANKENSHTAJNI, Gazi ka gjetur të fshehtën e jetës. Ai merr copëra nga njerëz të vdekur dhe sajon një “njeri” të ri. Por ky përbindësh është kaq i madh dhe i frikshëm, saqë kushdo ja mbath para tij, edhe vetë Frankenshtajni! Përbindëshi është si një fëmijë i stërmadh që ka nevojë për dashuri. Por askush nuk i jep atij dashuri dhe menjëherë ai fillon të urrejë. Dhe, ngase ai është shumë i fortë, gjëja që mësoi më pas është se si të vrasë…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 20/07/2021 06:50

    Ke te drejte o gazetar qe ankohesh por PD me Gaz e Salianj dhe Alubej nuk vjen kurre ne pushtet.Shteti do burra te ndershem dhe te afte dhe jo bura qe pervec mashtrimeve tip babale nuk din gje theter.Gaz Bardhi duhet te arrestohej ne Elbasan kur mori ne mbrojthe vrasesin e Xhuvanit.Legena qe vetem me servilizim kane dale ne krye te PD.Urja hipi Salianji eshte denuar 1 vit me burg per mashtrim dhe akoma nuk eshte ekzekutuar vendimi

    Përgjigju
  • O tej: 19/07/2021 21:44

    Po Gaz Bardhi e ka mendjen b*thore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës