Një nga gazetarët më të njohur rumunë, por edhe më gjerë Robert Turcescu ka tronditur opinionin publik me deklaratën e tij, ku thotë se për vite të tëra ka punuar si oficer i lartë në shërbimin e inteligjecës ushtarake.
“Po, unë kam qenë një nënkolonel i maskuar. Unë zgjodha të mos e tradhëtoj Zotin, duke bërë këtë rrrëfim publik. Nuk dua të jem një Judë përballë Krishtit, edhe pse sot, ata që do ta lexojnë apo shohin këtë nuk do ta kuptojnë shumë mirë çfarë po ndodh. Lutuni për mua dhe me mua. Jam i gatshëm të përballem me një protestë publike, pasi e meritoj atë, por unë shpresoj në gjykimin dhe ligjet e drejta. Zoti do të më ndihmojë dhe çdo gjë do të shkojë mirë. Unë kërkoj falje nga të gjithë ju.”
Bashkë me këtë deklaratë tronditëse, Turcescu botoi edhe një regjistër ushtarak dhe dy dokumente për pagesta që ka marrë nga shërbimi inteligjent. Turcescu, gazetar i njohur nëpërmjet talk-showt “Nën pyetje” në TVB1 ku intervistonte figura kryesore në Runami. Për koiçidencë më 10 shtator të këtij viti, presidneti rumun Traian Basescu deklaroi në këtë emision se disa nga kandidatët presidencialë janë agjentë të maskuar.
Pas dekaratës shokuese, Turcescu njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e showt dhe se për një kohë të gjatë do të tërhiqet nga mediat, duke u shprehur i gatshëm të përballet me të gjitha pasojat ligjore të veprimeve të tij.
Kryeministri rumun Viktor Ponta dhe ministria e Mbrojtjes kanë vendosur të mos komentojnë ngjarjen në fjalë duek u shprehu se nuk do të japin asnjë deklaratë nga ana e intitucioneve.
Rdaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO