Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka debatuar me deputeten e PS, Klotilda Ferhati. Në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ku temë diskutimi është zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm, gazetari Rusta tha se mazhorancës nuk i intereson Kryeprokurori.

Ai ju drejtua deputetes së majtë, duke i thënë se nëse do t’iu interesonte kryeprokurori, do të kishin pyetur sot në Komisionin e Ligjeve shtatë kandidatët për pasuritë e tyre.

Rusta: Nuk keni interes ju kryeprokurorin. Nuk pyetët asnjërin nga 7 kandidatët për pasurinë.

Ferhati: Mos i ngatërroni çështjet.

Rusta: Çfarë është korrupsioni? Ana profesionale, ana monetare dhe kontaktet me botën e krimit, këto janë. Por juve nuk ju intereson pasuria e kandidatëve, por ju intereson të ikë Llalla.

Ferhati: Nuk mund të pyesim ne për pasurinë. 

Rusta: Një pjesë e mirë e atyre kandidatëve kanë ardhur kot, nuk plotësojnë kushtet.

Ferhati: Mos paragjykoni.

Rusta: Hapni CV. Po nëse ju mbetet një, ç’do bëni.

Ferhati: Nuk është e vërtetë që ata nuk i plotësojnë kriteret, më shumë se gjysma i plotësojë.

Rusta: Jo jo, zonja e di mirë, por uroj mos t’iu shkojë një në Parlament. 

d.c./shqiptarja.com