CNN raporton se gazetari i Arabisë Saudite Jamal Khashoggi ka ndërruar jetë teksa ishte duke u marrë në pyetje në konsullatën saudite në Stamboll.
Sipas CNN gazetari dyshohet se mund të jetë vrarë gjatë marrjes në pyetje, raporti ka të ngjarë të konkludojë se operacioni është kryer pa lejen e autoriteteve të Arabisë Saudite dhe se ata që janë përfshirë do të mbahen përgjegjës.
Gazetari Saudit i Uashington Post u pa për herë të fundit në publik kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor. Më parë, autoritetet saudite kishin deklaruar se Khashoggi ishte larguar nga konsullata në të njëjtën dite që kishte hyrë në ndërtesë.
Momenti i hyrjes në ambasadë
Autoritetet Turke kanë kërkuar që konsullata Saudite të japë fakte se gazetari i njohur ka dalë nga ndërtesa ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të udhëtojë për në Arabinë Saudite për çështjen e gazetarit të zhdukur, Jamal Khashoggi.