Gazetari shqiptar në Itali: Ka presion të madh ekonomik për hapje! Nëse dështon, Italia shpallet sërish zonë e kuqe

Autoritetet italiane janë në presion të madh ekonomik për të bërë një hapje të ngadaltë të vendit. Këtë deklaratë e bëri gazetari Alban Daci nga Italia në një lidhje për Report Tv.

Daci shprehet se situata është ende kritike, por dëshira e qytetarëve për të dalë të lirë është e madhe. Sipas tij kjo gjë ka vënë nën presion autoritet qendrore të cilët po mendojnë për një rihapje të vendit.

"Situata është pozitive. Kemi një numër gjithnjë e në ulje të të infektuarve, por mbetet shqetësues numri i lartë i të vdekurve. Sistemi shëndetësor Italian e ka marrë nën kontroll situatën. Kanë bërë rekord testimesh. Vetëm në një ditë kanë bërë rreth 65 mijë tampon. Qytetarët kanë bërë një periudhë të gjatë në vetë izolim. Nevoja për të ardhura dhe dëshira për të dalë jashtë po vendos në presion autoritetet lokale dhe ato qendrore. Deri në datë 4 maj është në fuqi dekreti i qeverisë Conte, i cili ndalon qarkullimin e pamotivuar të njerëzve. Siç ishin të paqartë në fillimet e Covid-19 ashtu janë të pa qartë edhe tani për një fazë të dytë.  Ka disa lloje idesh", tha Daci.

Sipas gazetarit Daci nëse gjatë hapjes përkeqësohet sërish situata, atëherë do të ketë sërish tërheqje të qeverisë dhe kthimin e Italisë në një zonë të kuqe ku ndalohet çdo gjë.

"Specialistët sugjerojnë që të bëhet kujdes në hapje të përgjithshme, por nëse gjendje përkeqësohet atëherë Italia mund të kthehet sërish në zonë të kuqe. Mendohet të ketë përparësi rajonet që kanë kushtet. Numri i të vdekurve në Lombardi mbetet i lartë, por nuk e di a do të realizohet. Tani po ndodh përçarja mes politikës, por edhe mes rajonit të Veriut dhe të Jugut. Guvernatori i Napolit është shprehur se nëse hapet rajoni i Veriut ata do të mbyllim rajonin e Jugut. Po shkohet drejt masave individuale dhe jo drejt masave të përgjithshme. Tregjet Italiane kanë probleme.  Ka ide për hapjen e bareve të restoranteve. Është një situatë jo e lehtë, por situata për tu hapur aktivitetet është e madhe. Më shumë sesa personale është ekonomike", tha gazetari Daci.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës