Redaktori i TRT në Turqi, Albdyvehab Ejupi e cilësoi raundin e ri të bisedimeve mes Kievit dhe Moskës më serioz se të tjerët, duke shtuar se pritet të arrihen një sërë marrëveshjes.
Ai tha se faktin që këto bisedime do të zhvillohen në Turqi dhe jo më në Bjellorusi, është një lajm i mirë. Kjo pasi toka turke është neutrale, në ndryshim nga ajo bjelloruse.
“Raundi i ri do të mbahet në Stamboll, janë pak më serioze seç kanë qenë dy raundet e kaluara. Do të zgjasin 3 ditë. Kaluan nga terreni i Bjellorusisë në Turqi, në një terren neutral që të dyja palët ndihem komode dhe ky është një lajm shumë i mirë. Nuk pritet ndonjë mrekulli e madhe por një zhvillim lidhur me neutralitetin e Ukrainës, jo anëtarësimi në NATO. Pritet të arrihet edhe vendosja e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare e dytë në Ukrianë.”, tha ai.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu ai tha se pritet që ditën e nesërme të ketë një “përballje” të mundshme për negociata mes presidentit ukrainas dhe rus.
“I njëjti delegacion pritet të jetë sërish si ai në Bjellorusi. Pritet të ketë edhe një takim mes presidentëve të vendeve, Zelenskyt dhe Putin. Do të kenë mundësi të negociojnë drejtpërdrejt me njeri-tjetrin.”, u shpreh ai.
Ejupi tha se Turqia ka qëndruar neutrale dhe kjo ka pasur rezultate pozitive, pasi po bëhet në një farë mënyrë “ura lidhëse” mes dy vendeve.
“Turqia përpara luftës e ka furnizuar Ukrainën me armatim, por pas luftës po mban një qëndrim neutral aktiv. Turqia është kyçur plotësisht ndaj sanksioneve për Rusinë, duke lënë një dritare të hapur. Kjo ka rezultuar edhe e suksesshme pasi Turqia është bërë vendi i negociatave mes dy palëve.”, tha redaktori nga Turqia.