Gazetaria Investigative, OSBE
nderon me çmim tre gazetarë
OSBE-ja jep tre çmime për gazetarinë investigative në Shqipëri. Ceremonia është organizuar ditën e sotmë në Tiranë.(Ne foto: ceremonia sot, Florian Raunig, Rudina Xhunga, Alba Malltezi)
TIRANË -
OSBE-ja jep tre çmime për gazetarinë investigative në Shqipëri. Ceremonia është organizuar ditën e sotme, nga ambasada e OSBE-së në Tiranë e drejtuar nga ambasadori Florian Raunig. Për këtë qëllim, gazetarë dhe analistë kanë diskutuar sot për gazetarinë investigative.
Gjatë veprimtarisë u shpërndanë edhe çmime për një konkurs për kronikat dhe artikujt investigativë, të zhvilluar nga Prezenca e OSBE-së gjatë këtij viti.
Çmimin e parë e mori gazetarja e emisionit “Fiks Fare”, Juliana Ristani, për kronikën lidhur me vështirësitë e shërbimit të përmbarimit dhe mungesën e mbështetjes së policisë.
Çmimin e dytë, e ka marrë gazetari Dashamir Biçaku i gazetës “Mapo” për shkrimin për tre shqiptarë të vrarë në luftën e Sirisë.
Çmimin e tretë e ka marrë Gjergj Thanasit i gazetës “Investigimi” për shkrimin e tij për tregtinë e armëve mes Shqipërisë dhe Iranit.
Gjatë tryezës me temë “Sfidat dhe e ardhmja e gazetarisë investigative në Shqipëri”, u diskutuan edhe për gazetarinë investigative Prezenca e OSBE-së, ku morën pjesë mbi tridhjetë gazetarë që punojnë në këtë fushë.
Tryeza shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer përvoja, mendime dhe ide dhe për të diskutuar se si mund të promovohet dhe çohet përpara gazetaria investigative në Shqipëri. Për të forcuar më tej praktikat e gazetarisë investigative, kjo tryezë e rrumbullakët do të pasohet nga një trajnim më i thelluar dy-ditor në dhjetor.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig, përmendi ndër vështirësitë që has gazetaria investigative mungesën e informacionit, të fondeve dhe ngurrimin e disa botuesve për të publikuar artikuj dhe kronika investigative nga frika e presionit të mundshëm politik ose financiar.
“Dëshiroj t’u jap zemër të gjithë gazetarëve, sidomos të rinjve, që të vazhdojnë përpjekjet në këtë fushë. Pavarësisht se sa e vështirë është, gazetaria mbetet thelbësore për një shoqëri demokratike funksionale. Nëse media është “rojtarja” e demokracisë, gazetaria investigative është syri dhe veshi i kësaj rojtareje,” tha Raunig.
(Ambasadori i OSBE, Florian Raunig, me panelin e gazetarëve duke diskutuar për gazetarinë investigative, Rudina Xhunga dhe Alba Malltezi)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15