Gazetaria sportive në zi, ndërron jetë Saimir Demi

Gazetaria sportive në zi, ndërron jetë Saimir Demi

Saimir Demi

Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeçare. Një lajm i hidhur jo vetëm për komunitetin e gazetarëve sportivë, por për çdokënd që pati fatin të njihej me të dhe të mësonte prej tij.

Prej kohësh Saimir Demi vuante nga një sëmundje e rëndë. 

Gazetari Saimir Demi me një karrierë 30-vjeçare, prej kohësh ishte pjesë e RTSH-së dhe ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive si drejtues. 

Miqtë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Saimir Demi është dhe vëllai i gazetarit të njohur Enkel Demi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se i vetmi ngushëllim për ikjen e tij është se nuk vuajti, ndërsa pranë kishte edhe njerëzit e tij të zemrës.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës”, shkruan Enkel Demi, i cili thotë nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. “Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë”, shkruan Demi. 

Gazetari Defrim Methasani kujton telefonatën e fundit

“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij. U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije“, shkruan Methasani.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dinamoviti: 24/03/2025 09:39

    Ngushellime familjes, miqve dhe shoqerise. Ngushellime dhe tifozerise se Dinamos, per humbjen e nje gazetari tifoz te ekipit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit