Gazetarja ka publikuar një status në profilin e saj në rrjetin social Facebook ku shkruan: ABC News dy muaj pa rroga. Kjo është histori shqiptare e paparë!
Menjëherë pas bërjes publik të këtij fakti të shumtë kanë qenë kolegë që punojnë në media të tjera, të cilët kanë vërshuar në komente duke mbështetur Çupin.
Këtë të dielë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në ditën Botërore të Medias denoncoi faktin se në 23 gazeta vetëm në 4 prej tyre respektohet dhënia e pagave dhe nga 72 televizione në vetëm në 10 prej tyre. Shqiptarja.com dhe A1 Report, pjesë e grupit mediatik “Free and Fair Media Group” radhiten në mediat korrekte me pagat e gazetarëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)