Emocionet dhe keqardhjen për vogëlushin sirian nuk ka mundur t’i kontrollojë as gazetarja e CNN, Kate Bolduan, teksa jepte lajmin për 5-vjeçarin.
Ajo gjatë tranmetimit ka ndaluar disa minuta së foluri dhe zëri i saj dridhej teksa qante për fëmijën. ’’Ne qajmë kur shohim këto foto, po ai nuk loton. Ai nuk qan një herë të vetme'', është shprehur Bolduan.
Omran Daqneesh nga Aleppo ka tronditur gjithë botën me foton e tij, i cili edhe pse i mbuluar nga gjaku dhe pluhuri, nuk qan por është në gjendje shoku.
Ai mundi t’i mbijetonte sulmit me bombë së bashku me 3 fëmijë të tjerë.