Gazetarja e sportit për Report Tv: Do bëj tatuazh 2 ekipet e mia të zemrës! Nëse humbet Partizani në Derbi? Do kërkoj një jave leje nga puna

TIRANË- Derbi i së hënës, Tirana-Partizani, për Trevisa Tufën po pritet me shumë emocion, kjo jo vetëm si një gazetare e sportit në RTSH për shkak të emocioneve të bukura që dhuron një ndeshje e këtij nivelit, por edhe si një tifozë e zjarrtë e “Demave të Kuq”. Prej gati 5 vitesh, nuk ka parë ndeshje të Partizanin në stadium si një tifoze, për shkak të profesionit, por dashurinë e madhe që ka për këtë ekip, ka zgjedhur që ta gdhend në trupin e saj. Krahas Partizanit, tatuazh do të jetë edhe Juventusi, për të cilën ajo bën tifo nga skuadrat europiane, e që tregon se e ka të vështirë t’i ndajë se kë do më shumë e kë më pak.

“Unë i dua shumë skuadrat, i kam shumë përzemër, madje e kam vendosur që t’i bëj tatuazh në trupin tim”, ka rrëfyer ajo.

Në hapësirën e sportit të kësaj të diele në Report Tv, gazetarja ka analizuar gjendjen në të cilën ndodhen 2 ekipet përpara këtij derbi, e ndërsa sigurisht shpreson që të jetë Partizani ai që do e fitojë këtë takim, përtej ecurisë jo të mirë që ka pasur ky ekip përgjatë sezonit.  

“Tirana ka bërë një sezon të mirë dhe është pretendente në këtë sezon, të dyja skuadrat kanë një ekip të mirë, Partizani duhet konsoliduar ekipi dhe atëherë do të shohim Partizanin e vërtetë. E kam ndjekur që e vogël, sepse unë jam një tifozë e Partizanit, nuk e ka nisur mirë këtë sezon, por nuk është hera e parë që ndodh kështu, edhe para 4 vitesh nuk e ka nisur mirë, por ishte sërish Partizani që triumfonte në derbi, derbi është derbi dhe nuk ka rëndësi ecuria në kampionat. Më duhet të kujtoj këtu që sezonin kur Tirana ishte në momentin më të keq mundi Partizanin  me rezultatin 2-1”, tha ajo.

Si një gazetare që mbulon Partizanin në RTSH Sport, Tufa shprehet se sigurt që ky derbi nuk do të të ndikojë aspak për të ardhmen e trajnerit Ilir Daja në stolin e “Demave të Kuq”.

“Presidenti Demi pak javë më parë, kam qenë unë që e ka pytur nëse trajneri Daja rrezikon shkarkimin me këto rezultate dhe e menjëhershme ka qenë përgjigja e tij jo, dhe të njëjtën gjë ka thënë edhe këtë javë ka thënë “jo” se ai shihet si një trajner për shumë vite të Partizani, se ka shumë lojtarë të moshës 20 vjeç që e shohin të ardhmen aty “, tregoi gazetarja.

Nëse Partizani dhe Juventusi nuk do të fitojnë, padyshim që do trishtohet pa masë, teksa me shaka, në studion e Report Tv, tregon se “do marrë një javë leje të puna”, për të kaluar sa më lehtë këtë mërzitje.

“Do kërkoj një javë leje të puna, por shpresoj që të mos ndodh kështu se realisht do të mërzitesha shumë, një tifoz që e ndjen skuadrën e tij do të mërzitej shumë, është shumë e dhimbshme kur skuadra e zemrës humbej”, përfundoi në Report Tv gazetarja, Trevisa Tufa.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë