Gazetarja Monika Stafa, në krye
të Këshillit të Ankesave në AMA

Gazetarja e njohur, Monika Stafa, është zgjedhur sot në krye të Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.
 
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli drejtues i AMA-s votoi edhe emërimin e një tjetër gazetari, Urim Bajrami, për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave.
 
Më herët AMA kishte votuar gjithashtu një gazetar, Erald Kaprin, si anëtar i këtij Këshilli.
 
Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga AMA, thuhet se roli i kësaj strukture, tashmë të plotësuar, do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA.

"Kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive",  thuhet në njoftimin e AMA.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në Spitalin Psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim

Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në Spitalin Psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim