Gazetarja nga Gjermania për Report Tv: Këtu po hapen spitale të reja, ka numër të jashtëzakonshëm shtretërish e respiratorësh

Studiuesja e Letërsisë dhe gazetarja Nidela Hoxha, në një lidhje direkte nga Gjermania për Report Tv tregoi se situata me koronavirusin po mbahet nën kontroll, por nuk dihet sesi do të përshkallëzohet. Ndaj i gjithë sistemi mjekësor është në një gatishmëri të jashtëzakonshme. 

“Aktualisht deri në këto momente situata është nën kontroll. Ka rritje të numrit të të prekurve, por edhe të të vdekurve. Ka vdekje, por jo në masën e Italisë dhe Spanjës, por janë shifra alarmante. Sistemi mjekësor Gjerman është mjaft i fortë. Po mbahet nën kontroll situata, por viktimat nuk mund të shmangen. Ka numër të jashtëzakonshëm shtretërish dhe aspiratorës. Po hapen spitale të reja. Ka mjaft politika. Kanë marrë masa jo vetëm nga ana monetare. Studentët e mjekësisë po ndihmojnë. Nga ana mjekësore shoh një gatishmëri të jashtëzakonshme. Duket sikur gjithçka është në kontroll, por nuk dihet sesi do percipitojë situata. Ndoshta këtu të imponohen rregullat. Nuk mund të themi se nuk ka shkelje. Vendi e imponon në atë formë. Gjatë gjithë kohës ke një sy vëzhgues. Dalja e kancelares Gjermane ishte e rëndësishme. Gjermanët e ndjejnë rrezikun dhe i frikën rrezikut. Nuk i kuptoj shqiptarët. Dita ime është në shtëpi me fëmijët. I gëzohemi verandës. Ditët e karantinës kanë qenë të bukura. Nuk bëjmë shaka me shëndetin. Nuk është e lehtë, por mendoj se përpara jetës asgjë nuk ka rëndësi. Në këtë moment duhet të jemi heronj. Është utopike, por në këtë rast është diçka e vërtetë”, tha gazetarja Nidela Hoxha.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 27/03/2020 16:51

    KE te drejte moj nidela,,por ketu ne kemi edi ramen e saline,e meten qe nuk lane fond pa vjedhur ,,,prandaj e kemi keshtu shendetsine……..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën