BEOGRAD - Kur kanë mbetur edhe pak orë para nisjes së ndeshjes së shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, gjendja deri më tani paraqitet e qetë, ndërkohë që sipas policisë vendase nuk raportohet që të ketë tifozë shqiptarë në Beograd, pavarësisht asaj që raportohet në media.

Kjo është ajo që bëhet e ditur nga gazetarja serbe Tamara Markoviç Subota, në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report.

“Tani është qetësi, për momentin ka vetëm policë sepse nuk ka tifozë. Policia serbe e ka trajtuar këtë si një eveniment me ndjeshmëri të lartë dhe këtë ndeshje do e ruajnë 3500 policë serbë. Policia serbe na ka thënë se nuk ka informacionet për tifozë shqiptarë të kenë mbërritur në Beograd ndryshe nga çfarë kanë raportuar mediat.” bëri të ditur gazetarja serbe

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)