Lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit për të neutralizuar dhunën e protestuesve janë të gjitha të certifikuara, tha ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në Kuvend. Ai tha se protesta po bëhet nga mercenarë të paguar dhe i bëri thirrje opozitës të largojë prej saj njerëzit me kapuçë.

“Konfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë RSG8 TW1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, lëndë speciale irrituese profesionale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të certifikuara dhe të përdorura nga forcat policore në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi nuk është spray i përdorur. Lajmi është që partia e ‘molotovarëve’ është shndërruar në parti të ‘skuthave’, që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Nuk mund të pretendoni se përfaqësoni zërin e protestës, ndërsa toleroni njerëz me kapuç dhe individë që kërkojnë të nxisin dhunë. Largoni njerëzit me kapuç përpara se t'i largojë Policia. Policia e Shtetit po bën detyrën e saj konform ligjit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Nuk keni asnjë të drejtë morale t'i jepni leksione Policisë së Shtetit për mënyrën se si garanton rendin dhe sigurinë”, tha Lamallari.”, tha ministri.


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për protestën! PD: Dhunuat protestuesit! Balla: Terroristë të Iranit, sulmuan efektivët! Lamallari: Policia zbaton ligjin, tërhiqni njerëzit me kapuça