Gazi në Shqipëri, rivalët
e TAP shtojnë konkurrencën
Rivali më i fuqishëm i projektit të gazsjellësit TransAdriatic Pipeline (TAP), që do të lidhte për herë të parë Shqipërinë me rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror, ka thjeshtuar projektin e vet, në përpjekje për të fituar ekskluzivitetin e furnizimit nga fusha gazmbajtëse e Shah Denizit, në Azerbajxhan.
TIRANE - Rivali më i fuqishëm i projektit të gazsjellësit TransAdriatic Pipeline (TAP), që do të lidhte për herë të parë Shqipërinë me rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror, ka thjeshtuar projektin e vet, në përpjekje për të fituar ekskluzivitetin e furnizimit nga fusha gazmbajtëse e Shah Denizit, në Azerbajxhan. Zyrtarë të projektit Nabucco njoftuan se kanë paraqitur një varjant shumë më të thjeshtë, të quajtur Nabucco West, për të transportuar gazin me tubacion nga Turqia në Bullgari, drejt Evropës Qendrore.
Ky varjant ka gjetur menjëherë miratimin nga partneri i rëndësishëm turk Botash. Sipas agjencisë Bloomberg, drejtori i strategjisë dhe zhvillimit të biznesit të kësaj kompanie, Levent Ozgul, deklaroi se “Botash dhe ministria turke e Burimeve Natyrore e mbështetin plotësisht varjantin e rishikuar të gzasjellësit Nabucco”. Varjanti i ri mendohet të shfrytëzojë linjën aktuale Trans Anatolia Pipeline (Tanap) në territorin turk. Ozgul shtoi se “Turqia vlerëson se Nabucco West do të ishte një zgjatim i natyrshëm i Tanapit”.
Projekti Nabucco, ku bën pjesë firma turke Botash, përfshin gjermanët e RWE, austriakët e OMV, MOL të HUngarisë, Bulgargaz dhe rumunët e Transgazit. Ashtu si edhe TAP, ata kanë hyrë në garë për të siguruar ekskluzivitetin e furnizimit me gaz natyror për Evropën, duke ulur vartësinë energjike të Perëndimit nga furnizimet ruse. Por, u takon administratorëve të fushës gazsjellëse Shah Deniz, në detin Kaspik, në territorin e Azerbajxhanit të vendosin se kë nga dy projektet do të zgjedhin si më fitimprurës. Ky vendim do të merret jo më parë se viti 2013.
Projekti i mëparshëm i Nabucco-s gjykohej si shumë i kushtueshëm. Ndërkohë, sipas drejtorit të projektit Reinhard Mitschek, tani mendohet se është paraqitur një varjant më konkurrues, që mund të marrë OK nga Shah Denizi. Ky projekt ka tetë vjet që përpiqet të gjejë rrugën e kontratës, ndërkohë që kanë qenë jo pak linja rivale, që kanë bërë të njejtën gjë. Ndër to, tani e vetmja që ka mbetur në lojë është TAP, që do të shfrytëzonte kapacitetet turke, për të kaluar tubacionin në territorin grek, më pas në Shqipëri dhe, përmes Adriatikut, do të furnizonte Italinë e Jugut. Kohët e fundit, gjigandi italian i energjetikës ENEL njftoi se ishte i interesuar të bashkëpunonte me këtë projekt për të diversifikuar burimet e furnizimit me energji.
Shah DenizFusha gazmbajtëse e Shah Denizit është më e madhja e këtij lloji në Azerbajxhan. Ajo ndodhet në detin Kaspik, rreth 70 km larg nga bregu, në një thellësi prej 600 metrash, me një sipërfaqe 860 kilometra katrore. Kjo fushë u zbulua në vitin 1999. Që në fillim, ajo ngjalli interes për mundësinë e furnizimit të Evropës pa kaluar nga territori i Rusisë dhe Iranit, që konsiderohen si të paqendrueshme politikisht.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21