Gazmend Paja në Report TV: Shumë
  shpejt rol në skenë me tim atë

Gazmend Paja në Report TV: Shumë<br />  shpejt rol në skenë me tim atë
Babë e bir, Luftar e Gamend Paja, aktor të humorit shqiptarë së shpejti do të vijnë me një shfaqje së bashku. Kjo është ajo çka shprehu aktori Gaz Paja i ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “Rreze Dielli”.
 
Batuta të shumta shoqëruan bisedën në studio ku aktori u shpreh që edhe 90 vjeç do të jetë në skenë.
 
Paja tha se kritiku i tij më i madhe është babai i tij, aktori i mirënjohur i humorit shqiptarë, Luftar Paja.
 
“Ai është kritik me mua dhe nuk e di a e bën për hurdhër apo e bën sepse gjen vërtet të meta tek unë, shpresoj të jetë kjo e para”, u shpreh Gazi.
 
gaz paja

Monodrama “Legjenda e pianistit” interpretohet nga humoristi Gazmend Paja, regjisor i shfaqjes Ilir Muhametaj dhe do të jetë edhe në datat 28 dhe 30 në Tetarin Eksperimental. Premiera u dha në datat 22 dhe 25 mars në Akademinë e Arteve.
 
Gazi rrëfeu dhe ambicien e tij për të udhëtuar me këtë tragjikomedi. Lidhur me energjinë e tij pasi shfaqja zgjat 1 orë e 40 minuta,  Gazmend Paja e përkufizoi me këtë batutë: “E sa njerëz më kanë bërë pyetjen "Na thuaj çfarë droge pi që mban kaq shumë".
 
Gjithashtu aktori deklaroi se kjo monodrame e ka ndryshuar teresisht, dhe shpreson qe te pelqehet po kaq shume edhe nga publiku.

gaz paja
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri