Rithemelimi mbledh grupin parlamentar, Bardhi: Do të vazhdojmë kaosin në Kuvend, po na nxisin drejt akteve esktreme! Spaho s'lejohet nga Garda që të marrë pjesë

TIRANË- Grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje në kryesinë e Kuvendit. Deputetët e përjashtuar nga Kuvendi, nuk u lejuan që të marrin pjesë. Një ndër to ishte edhe Edmond Spaho, i cili nuk u lejua që të futej nga Garda. Ndryshe nga herët e tjera, nga ana e Spahos nuk pati tentativa për të hyrë me forcë në Kryesinë e Kuvendit.

Pas përfundimit të mbledhjes Gazment Bardhi tha se ato do të vijojnë që t’i bëjnë të pamundur mazhorancës zhvillimin e zakonshëm të punës, pasi sipas tij po shkelin rregulloren duke penguar opozitën.

‘Do të vijojmë aksionin tonë për t’i bërë të pamundur mazhorancës zhvillimin e mbledhjeve. Po na nxisin që të shkojmë drejt akteve ekstreme. Mazhoranca të heqë dorë nga pengimi i opozitës. Ambasadorët pyesni vetë. Unë i kam informuar ndërkombëtarët. Një pjesë prej tyre i kam informuar.’- tha Bardhi.

Nga ana tjetër i pyetur nga gazetarët në lidhje me deklarata e ambasadorin gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, se opozita duhet t’i përqendrojë energjitë e saj në rolin kontrollues ndaj qeverisë, dhe se protestat pa ofruar më parë propozimet e tyre, nuk janë mënyra më e drejtë për të kundërshtuar qeverisjen, Berisha se ai u shpreh se duhet të respektohen të drejtat e opozitës.

‘Faktori ndërkombëtar është shprehur shumë qartë. Komisioni Europian është shprehur i qartë e zezë mbi të bardhë se në parlament janë mohuar të drejtat  kushtetuese të opozitës. Së dyti, nëse e lexon si duhet prononcimin e ambasadorit Gjerman, është identik me atë të Komisionit Europian dhe përfaqëson qeverinë e tij, të drejtat e opozitës duhet të respektohen, pikë.’- tha Berisha.

Prej ditësh opozita po vijon me skenar kaosi duke penguar zhvillimin e seancave plenare dhe komisioneve parlamentare. Për shkak të kaosit të krijuar komisionet, janë zhvillua online. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Përfundon mbledhja e grupimit të deputetëve, Bardhi: Do të vijojmë kaosin në Kuvend, po na detyrojmë të shkojmë drejt akteve ekstreme

 

Gazment Bardhi, në përfundim të mbledhjes se deputetëve të Rithemelimit tha se do të vijojnë kaosin në Kuvend.

‘Do të vijojmë aksionin tonë për t’i bërë të pamundur mazhorancës zhvillimin e mbledhjeve. Po na nxisin që të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita është bashkë në parlament dhe jashtë tij. Po flasim për respektim të rregullores, ata kalojnë në një shkelje të re. Po shton shkeljet e rregullores dhe të kushtetutës. Në vend demokratik kërkon një qeverisje. Mazhoranca të heqë dorë nga pengimi i opozitës. Ambasadorët pyesni vetë. Unë i kam informuar ndërkombëtarët. Një pjesë prej tyre i kam informuar.’- tha Bardhi.

Ora 14:15
Berisha: Asnjë ligj i miratuar në kundërshtim me Kushtetutën nuk do të njihet

 

Pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve të Rithemelimit, Sali Berisha tha se opozita do të vijojë aksionin për kaosin në Kuvend dhe mos zhvillimin e komisioneve.

‘Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni. Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj. Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë. Berisha i tretë është më i fuqishëm se çdo Berishë deri më sot.’- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsaku: 13/11/2023 12:23

    Po deshi te hipe nga dritarja..

    Përgjigju
    • Nuse pe lecke: 13/11/2023 14:01

      Spaho eshte sportiv edhe mund te futet nga kangjellat por mbush poturet me mut.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë