Gazment Bardhi në Cërrik: 25 prilli, shansi i fundit ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme për të gjithë!

Drejtues Politik i Elbasanit, Gazment Bardhi, u takua me banorët e Xibrakës në Cerrik, nga ku akuzoi qeverinë se i ka braktisur. Sipas Bardhit, varfëria, braktisja dhe lënia në skamje e fshatit ka qenë një politikë e qëllimshme e qeverisë.

“Në këto 8 vite kanë ndjekur një strategji të mirëfilltë politike, varfëroi sa më shumë njerëzit, sepse sa më shumë t’i varfërosh e ke më të lehtë t’i nënshtrosh, e t’i shkelësh më këmbë, Fshati është pasqyra më e qartë ku duhet të shohësh dështimin e Edi Ramës. Na premtoi subvencione në bujqësi, dhe jo vetëm që nuk dha, po rriti barrën, taksat ua rriti, çmimin e energjisë e rriti, çmimin e ujit e rriti, kostoja e jetesës është rritur, ndërkohë mbështetja dhe të ardhurat kanë rënë, prandaj kemi më pak lek në xhep sot”, tha Bardhi.

Sipas tij, këto zgjedhje janë një betejë kundër padrejtësive dhe nëpërkëmbjes së shumicës së njerëzve.

“Këto zgjedhje nuk janë PD apo PS. A keni dëgjuar ju ndonjë analizë se çfarë punësh të mira ka bërë ai për Shqipërinë, se çfarë ka premtuar këtu në Cerrik dhe se çfarë ka bërë. Më pas ai del dhe thotë se ka shpërndarë 95 milion euro ndihmë për fermerët dhe fshatarët, a keni dëgjuar ju ndonjë këtu te fshati juaj të marrë ndonjë lek. Një emër kemi degjuar që ka marrë, është ky që ka futur për kandidat, ai ka marrë, ai i ka marrë milionat e eurove nga subvencioneve në bujqësi dhe mendon se me ato miliona do vijë tani e do blejë fermerët dhe fshatarët, sepse veç ai ka marrë. Në këtë qark unë nuk ka parë dhe dëgjuar asnjë tjetër përveç atij dhe Gjergj Lucës që të këtë marrë para në bujqësi për shkak se ka ndërtuar një sistem të tillë subvencionesh që t’ iu përjashtojë të gjithëve ju. Mirë që nuk është krah nesh por edhe na zhvat, mirë që nuk na jep asnjë lek por na fut dorën në xhep. Prandaj, ne kemi një përgjegjësi të madhe të gjithë bashkë, përgjegjësia e parë është e juaja me datë 25. Para se të votojmë, secili  nga ju të bëjë llogaritë e shtëpisë së vet dhe do të duhet që atë ditë të votojë për shtëpinë e vet, jo me flamuj partish, edhe një socialist do të duhet të bëjë llogarinë e shtëpisë së tij, jo llogaritë e Edi Ramës, as llogaritë e partisë, do të duhet të mendojë jetën e tij, fëmijët e vet, do të duhet të mendojë a do të qëndrojë dhe 4 vite të tjera kështu apo duhet me ndryshu”, shtoi Bardhi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 18/04/2021 09:22

    ore zotri po PDja ka qeverisure ne kete vende nuke eshte se nuke ka qeverisur ,ju kemi pare dhe e keni qeverisure si mose me keqe cfare tju besojme me ju vetem sabotime e mashtrime keni bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb