Gazment Bardhi: PD do të shpëtojë fermerët nga varfëria dhe falimentimi. Pas 25 Prillit çdo fermer do të ketë qeverinë në krah 

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, i pari në listën e kandidatëve, Gazment Bardhi, ka zhvilluar dje një bashkëbisedim me pronarin e një fidanishteje në Gjergjan. Sipas njoftimit të PD, biznesmeni i tha Bardhit se dikur punësonte 20 persona ndërsa tani është në prag të falimentimit për shkak të politikave të qeverisë.

Bardhi u shpreh se plani i PD do sjellë përkrahje direkte për çdo fermer sipas prodhimit, dhe do të sjellë ulje të taksave, tarifave dhe çmimit të naftës. Lehtësitë e programit të PD do ta rikthejnë sërish pronarin Shyqo Hysa në rrugën e mirëqenies dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

"Ne e kemi vënë prioritet bujqësinë dhe mbështetjen për fermerët dhe fshatarët sepse ka shkuar gjendja në atë nivel që nuk mban më. T’i marrësh të gjithë lekët dhe t’i përqendrosh në një dorë dhe të lësh një milion fshatarë dhe fermerë në gjendje mjerimi dhe të mos i mbështesësh, por përkundrazi t’i shkelësh me këmbë, t’i gjobitësh, t’i marrësh sa më shumë taksa, t’i rrisësh çmimin e energjisë elektrike, të rrisësh çmimin e naftës se ka rrit çdo gjë, e ka çuar në degradim bujqësinë', tha Bardhi.

"E rëndësishme dhe lajm i mirë është që në 25 prill, ju bashkë me ne do bëheni pjesë e ndryshimit dhe do na keni në krah. Fshatarët dhe fermerët janë në gjendje mjerimi, do t’i prijnë ndryshimit se realisht ka vajt atje ku nuk mban më. Të gjithë bashkë për të sjellë ndryshimin në datë 25 dhe të fillojmë punën që na pret në datë 26 e më tej. Fermeri dhe fshatari do ta kenë në krah qeverinë dhe jo ta kenë përballë ose armike", përfundoi kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Qarkun Elbasan.  

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qente e uritur: 12/04/2021 16:05

    Ju jo vetem qe nuk do te shpetoni gje, por do te sillni mizerje, shkaterrim dhe kaos total. Ju jeni krijuar apostafat per degjenerim dhe zjarr. Ju jeni mjerimi i popullit shqiptar. Pjesa me e ndyre dhe me e felliqur e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani