Duke akuzuar mazhorancën se me shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit të mandateve po i jep kohë zv.kryeministres Belinda Balluku të prishë provat e të intimidojë dëshmitarët, kreu i grupit Demokrat Gazment Bardhi i bëri thirrje Niko Peleshit të thërrasë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Imunitetit të martën.
“Niko Peleshi, zbato ligjin, rregulloren dhe kërko thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së këshillit të mandateve. Kemi hartuar kërkesën e mbledhjen e këshillit me rend dite:
-Të martën ora 11.00 sepse të hënën kreu i SPAK merr detyrën.
-njoftimi nga kryetari i Kuvendit i Prokurorisë”,- tha Bardhi.
Krah 4 anëtarëve të tjerë demokratë të këtij këshilli, Bardhi zbuloi edhe shqetësimin e shprehur, sipas tij nga 3 prokurorët e Posaçëm.
“Prokurorët e SPAK thanë se kjo është çështje e ngutshme, sepse është provuar që janë intimiduar nga vartës që po bashkëpunojnë me drejtësinë ndaj kërkuan që mbledhja të jetë pas 3-5 ditësh”. Thanë se është rënduar pozita e ballukut. Në fillim 2 procedura, tani në akuzë për 11. Vodhën 1.1 mld euro",- tha Bardhi.
Kryeministrin Edi Rama e akuzoi si bashkëpunëtorin më të ngushtë të Belinda ballukut në shumicën e 11 aferave me procedurat e prokurimit.
“Të vetmit avokatë të interesit publik ishin 5 përfaqësues të opozitës dhe prokurorët. pala kundër nesh avokati i ballukut dhe 5 anëtarët e PS. Një sjellje e tillë ka prapavijë urdhrin e Ramës. Tmerri i Ramës dhe frika nga ajo që Balluku di dhe provon se urdhrin për çdo procedurë prokurimi ka qenë i Edi Ramës. I bëj thirrje Ramës të heqë dorë nga pengimi i drejtësisë, nga tentativa të marrë peng drejtësinë nga çdo manovër për të sulmuar drejtësinë që të shpëtojë prej saj",- tha Bardhi.
Duke kujtuar rastet e mëparshme të mbledhjeve për heqjen e imunitetit kur të gjitha janë shqyrtuar brenda 48-72 orësh, kreu i grupit demokrat theksoi se është ne paprecedentë sesi po tentohet të zvarritet, të blihet kohë e të pengohet drejtësia.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi sot në një konferencë për mediat se 5 deputetët opozitarë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, kanë dorëzuar kërkesën për caktimin dhe mbajtjen e mbledhjes së ardhshme të këtij organi të Kuvendit, me qëllim shqyrtimin e provave që SPAK i ka paraqitur ligjvenësve dhe mbi të cilat akuzon zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrasktrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shkelje të barazisë në tenderë, duke kërkuar arrestimin e saj.
"Kryetari i Kuvendit ka detyrimin ligjor ta thërrasë mbledhjen kur e kërkojnë 1/2 e anëtarëve dhe këtë duhet ta bëjë Niko Peleshi. Çdo interpretim tjetër e provon qartë atë që po themi sot: se Edi Rama ka vendosur të pengojë drejtësinë, që ai vetë dhe e pandehura Belinda Balluku të fshehin prova dhe të intimidojnë dëshmitarët. Ky është shqetësimi i ngritur disa herë në mbledhje nga prokurorët e SPAK. Belinda Balluku ka kërcënuar vartësit e saj, vartës që po bashkëpunojnë me drejtësinë. Kjo është arsyeja pse prokurorët kërkuan që mbledhja e ardhshme e Këshillit të jetë maksimalisht 5 ditë nga dita e djeshme. Ndërkohë që Edi Rama ka vendosur të marrë kohë të pacaktuar, duke thënë fillimisht se mbledhja do të zhvillohej pas datës 19 janar, e më pas në një moment tjetër. Në mbledhje na thanë se duhej 20 minuta pushim për të caktuar një datë, shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe u kthyen duke thënë se mbledhja mbyllet pa caktuar asnjë datë dhe pa marrë asnjë vendim. Përfundimin e mbledhjes nuk e shoqëruan me asnjë sqarim për mediat, përveçse shpërndanë lajme të rreme",- tha Bardhi.
Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij kreu i grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi tha se është hera e parë që shtyrja e mbledhjes është bërë pa caktuar një datë tjetër.
“Po tentohet të zvarritet ngjarja. Këshilli i Mandateve është mbledhur gjithmonë brenda 48 orë, i ka dhënë kohë personit 48 orë dhe brenda 72 orësh ka miratuar kërkesën në seancë plenare. Ky është rasti i parë ku mbyllet mbledhja pa caktuar mbledhje tjetër.
Dje morëm dosjen e plotë të sjellë nga Prokuroria. Për 5 herë gjatë mbledhjes u tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund të merrnin materiale, dua të vlerësoj integritetin e prokurorëve.
I bëj thirrje Niko Peleshit të zbatoj ligjin, rregulloren dhe kërko thirrjen e këshillit në fillim të javës për të dëgjuar argumentet apo mbrojtjen e të pandehurës Belinda Balluku. Të bëhet sa më shpejt që Prokuroria të kryej veprimet e mëtejshme”, tha Bardhi.
Në fund të fjalës së tij Bardhi tha se Kryeministri Rama të heqë dorë nga pengimi që po tenton t'i bëjë drejtësisë
I bëj thirrje Ramës, të heqë dorë nga pengimi që po tenton ti bëjë drejtësisë, tentativa për ta marrë peng, avokatia ndaj të korruptuarës Belinda Balluku. Të mbledhë në fillim të javës Këshillin e Mandateve dhe për të marrë vendimin për ti kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun", shitoi ai.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që në fillim të javës që vjen të thërrasë me patjetër mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës dhe provave të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
"Zbatoni ligjin dhe rregulloren, dhe thërrisni menjëherë, në fillim të javës, mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, për të dëgjuar argumentet dhe mbrojtjen që ka për të dhënë Belinda Balluku, si dhe për t’ia referuar seancës plenare vendimmarrjen për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut",- tha Bardhi.
Komente










