Gazmir Daci flet për Report Tv
nga Burgu: E vërteta e atentatit

Gazmir Daci flet për Report Tv<br />nga Burgu: E vërteta e atentatit
Shënjestra e atentatit në Burgun e Vaqarrit, Gazmir Daci, flet ekskluzivisht për Report Tv.
 
 Ai tregon rreth konfliktit me familjen e atentatorit dhe se si vrau Valmir Kolaverin. Ngjarja sipas tij e ka zanafillën që në Francë kur ai është konfliktuar me një shok të vëllezërveë Kolaveri. Këta të fundit kanë ndërhyrë në mbrojtje të shokut të tyre, duke marrë peng Dacin.

Nga aty, po sipas Dacit, konflikti është eksportuar në Shqipëri, kur edhe i është bërë pritë nga vëllezërit Kolaveri në nëntor të vitit të kaluar, ngjarje në të cilën ai qëllon për vdekje Valmir Kolaverin. 
 
Daci ngre dyshime se atentatorët kanë pasur informacion nga brenda burgut. "Kjo është e sigurt, pasi ata i kanë ditur të gjitha lëvizjet e mija, edhe kanë pasur shumë informacione", thotë ai. 
 
Çfarë ka ndodhur në burgun e Vaqarrit dy ditë më parë?
Ndaj meje është bërë një atentat nga jashtë burgut. Dhe doja t'i bëja thirrje kryeministrit Rama, ministrit Manjani, kryeprokurorit Llalla dhe kryeparlamentarit Meta, ju lutem bëni drejtësi. Lutem dhe i uroj shërim të shpejtë Lili Dulos dhe zoti qoftë me të.
 
Tek ngjarja në burgun e Vaqarrit, ku ndodheshin në momentin që ka ndodhur ngjarja? Ergys Kolaveri nuk e pranon ngjarjen...

Kjo mbetet për tu parë nga hetimet, shpresoj se drejtësia do ta zbardhë të vërtetë. Unë jam në gjak, në konflikt të hapur me familjen Kolaveri për rastin e ndodhur në 4 nëntor 2015-ë. Me tjetër kënd nuk kam konflikt. I bëj apel familjes Kolaveri të mos nxehë gjakrat dhe t'ia lerë në dorë drejtësisë. Drejtësia le ta zbardhë ngjarjen.
 
Çfarë konflikti keni pasur me familjen Kalaveri?

Ngjarja ka zanafillën që në Francë. Dhe djemtë e familjes Kolaveri kanë jetuar atje. Kam pasur një konflikt në një disko në një qytet të Francës dhe unë jam zënë me një shok të tyre. Aty kanë ndërhyrë edhe vëllezërit Kolaveri, ku më kanë marrë peng dhe më kanë mbajtur peng në një bodrum për 4 ditë. Aty më kanë torturuar. Kalova një moment tragjik dhe arrita t'iu shpëtoj. Kur janë kthyer në Shqipëri nuk e kanë lënë me kaq. S'kisha mundësi të dilja në rrugë, të hapja biznesin tim. Më kanë bërë një atentat te shtëpia, më kanë vendosur një granatë, më kanë kërcënuar me jetë dhe arritën deri aty sa janë mbledhur të gjithë njerëzit dhe atë natë më kanë marrë në telefon natën e 4 nëntorit dhe më kanë ofenduar. U kam kërkuar sqarim për arsyet e ofendimit dhe më kanë thënë që takohemi 30 m larg lokalit tim. Ata kanë ardhur të përgatitur me shkop bejsbolli. Vëllai i madh kishte edhe thikë me vete, i cili më kërcënoi se do më priste veshët. Në atë moment unë kam nxjerrë armën dhe jam vetëmbrojtur. Në momentin që kam nxjerrë i kam thënë ju lutem nuk dua që ky konflikt të shkojë më tej dhe në këtë momente jemi ndarë me aq me vëllain e tij të madh, Saimirin. Në këto momente, vëllezërit e tjetër të tij kishin marrë plakun tim dhe po e tërhiqnin zvarrë. Ka qenë një ngjarje shumë tronditëse psikologjike për mua. Dhe në ato momente kanë goditur babain tim dhe mua kanë tentuar të më marrin armën. Nga gjendja psikologjike që kam pasur, i tronditur, kam qëlluar në ajër dy herë. Pastaj kanë ndërhyrë dhe njerëzit për të na ndarë, por ata nuk e lanë me kaq, por e vazhduan edhe më tej, duke më goditur, duke më detyruar që të qëlloj pa vetëdije.
 
Ju keni bërë denoncim për pengmarrjen?

Nuk kam bërë denoncim sepse pengmarrja është bërë në Francë. Dhe ne kemi qëndruar ilegalisht në Francë, pasi kemi qenë me viza 3 mujore.
 
Ku ndodheshit në momentin e atentatit në Vaqarr?

Unë kam qenë 2-3 hapa larg postës që del në ajrim. Kam qenë 10-15 m larg Lili Dulon. Unë po dilja nga dera në momentin që është qëlluar Dulo. Unë po dilja nga dera në momentin që është qëlluar Dule. Ndjehem i sigurt si nga stafi ashtu dhe nga drejtori i burgut.
 
Atentatorët kanë pasur edhe bashkëpunëtorë që mund t’i kenë treguar lëvizjet e juaja?

Kjo është e sigurt, pasi ata i kanë ditur të gjitha lëvizjet e mija, edhe kanë pasur shumë informacione. Nuk është se janë vetëm 2 autorët, ka edhe më shumë që Prokuroria t’i zbulojë dhe t’i zbardhë si çështje.
 
Ju i bëtë një apel kryeministrit, kryeparlamentarit dhe organeve ligjzbatuese. Cili është apeli për familjen Kolaveri?

Familjes Kolaveri i kërkoj falje për ngjarjen që ndodhi, pavarësisht fajit apo si erdhi puna. Shpresoj dhe i lutem që të mos ndezë gjakrat, i bashkohem dhe unë dhimbjes së tyre se nuk është se e kam bërë me qëllim, me dashje. Por, shpresoj që edhe ata ta kuptojnë se gjithçka që ndodhi ishte nga gjaknxehtësia dhe uroj që të mos i nxehin gjakrat më shumë e të thellojnë dhimbjen qoftë për familjen time, apo edhe për familjen e tyre. Ky është apeli që bëj. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja