Sipas raportimeve të mediave iraniane, kompleksi petrokimik i Iranit në fushën e gazit South Pars është goditur nga sulme ajrore, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

South Pars është fusha më e madhe e gazit natyror në botë, e përbashkët midis Iranit dhe Katarit, dhe ka një rëndësi jetike për prodhimin energjetik të Iranit.

Tasnim raporton se sulmi ndodhi më herët gjatë ditës së mërkurë.

Raportime të tjera të fundit mbi luftën tregojnë se infrastruktura energjetike iraniane, përfshirë fushën South Pars, është bërë objektiv i sulmeve gjatë përshkallëzimit të luftës në rajon.


Lajmi kryesor:

Lufta/ 2 të vrarë në Tel Aviv, SHBA godet me superbomba bazat raketore të Iranit në Hormuz! Izraeli sulmon Bejrutin, vritet ministri i Inteligjencës iraniane