Kjo shënon një hap përpara me Memorandumin e Mirëkuptimit të arritur dy javë më parë mes Kievit dhe Moskës nën patronazhin e Bashkimit Evropian.
"Gazprom"-i ka marrë nga Ukraina një pagesë prej 234 milionë dollarësh për muajin tetor. Duke nisur nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm do të rinisin livrimet", deklaroi kreu i "Gazprom"-it, Aleksei Miller, në një komunikatë shtypi.
Sipas Millerit, Kievi ka kërkuar volumin maksimal që mund të livrohet çdo ditë nga kompania "Gazprom", ose 114 milionë metra kub gaz.
Kompania ukrainase "Naftogaz" njoftoi dy ditë më parë agjencinë "Interfax" se është e gatshme për të blerë në muajin tetor dy miliardë metra kub gaz rus.