Konsorciumi i gazsjellësit TransAdriatik ka nisur procedurat e tenderimit për ndërtimin e dy stacionëve të kompresorëve të gazit. Sipas njoftimit zyrtar nga ana e konsorciumit,
stacionet do të ndërtohen në Shqipëri dhe Greqi dhe qëllimi është instalimi i tri turbinave të kompresimit të gazit prej 15 megavatësh, duke përfshirë dhe pajisjet përkatëse. Kontratat për ndërtimin e objekteve do të jenë të ndara dhe ftohen të gjitha kompanitë që paraqesin interes të marrin pjesë në tender duke vizituar faqen zyrtare të kompanisë.
Në qershor 2013, konsorciumi i Shah Deniz përzgjodhi gazsjellësin TransAdriatik si më të leverdisshëm për transportimin e gazit nga Azerbajxhani drejt vendeve të Evropës, duke kaluar nga Greqia, Shqipëria dhe Italia.
Në Shqipëri, ky gazsjellës do të shtrihet 104 kilometra në tokë dhe rreth 60 kilometra në rrugë detare. Kapaciteti fillestar i transportimit të gazit do të jetë 10 miliardë metër kub në vit, me mundësinë për të dyfishuar këtë kapacitet në vitet në vijim. Në zonën e Fierit është parashikuar edhe ndërtimi i një stacioni për stokimin e gazit të lëngshëm.
/Shqiptarja.com