Grupi i udhëhequr nga British Petroleum (BP) po zhvillon fazën e dytë të bisedimeve në fushën e Shah Denizit, ku duhet të përzgjedhë brenda muajit qershor midis gazsjellësit të Evropës Jug-Lindore dhe projektit Nabucco. Në fazën e tretë, fituesit do t'i duhet të konkurrojë me projektin TAP dhe vendimi do të merret nga mesi i vitit 2013. Projekti TAP mendohet të sjellë fillimisht 10 miliardë metra kub gaz në vit, me mundësi dyfishimi të kësaj sasie më pas. Zgjerimi i kapaciteteve të linjës së gazsjellësit në fjalë do të bënte të mundur furnizimin edhe të Qipros, Izraelit, Irakut dhe Turkmenisë.
(sg/shqiptarja.com)