Gazsjellësi TAP, nisin
negociatat

Gazsjellësi TAP, nisin<br />negociatat
TIRANE- Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) u diskutua sot në ministrinë e Ekonomisë mes anëtarëve të grupit negociator, i kryesuar nga ministri i ETE-s, Nasip Naço.

 Ministri Naço shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare me plotësimin e legjislacionit shqiptar për kalimin e gazsjellave në territorin shqiptar, duke e konsideruar TAP-in si "projekt prioritar".

Përfaqësuesi i TAP vlerësoi se realizimi i projektit në territorin shqiptar pritet të sjellë zhvillim ekonomik, punësim, krijimin e rrjetit të transmetimit energjetik të gazit natyror, etj.

TAP ka në përbërje tre sipërmarrje gjigante të gazit, "EGL", "Statoil" dhe "EON" dhe po garon në konsorciumin Shah Deniz në fushat gazmbajtëse të Kaspikut në Azerbajxhan.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS