Partizani zyrtarisht është kampion dimri, por të kuqtë në ndeshjen e fundit për këtë vit në Superligë do të përballen me Luftëtarin, një kundërshtar i cili vjen pas fitores me Skënderbeun dhe që të kuqve i ka shënuar një lum golash në dy ndeshjet e fundit. Në prag të sfidës, trajneri i demave Skënder Gega fillimisht i dha një përgjigjje komenteve të Shkëlqim Muçës, ish-trajnerit të futbollit, që parashikoi saktë dy ndeshjet e të premtes. Muça shtoi gjithashtu se Partizani do të barazojë kundër Luftëtarit. Për këtë Gega u shpreh:
“Fakti që jemi në vend të parë do të thotë që i kemi marrë gjërat pozitivisht, I kemi rrespektu kundërshtarët. Ne jemi Partizani.”
Më tej për sfidën në Gjirokastër trajneri i të kuqve shtoi:
“Shpresoj që të marrim vetëm fitoren. Jemi të gatshëm përveç Telushit që është me kartonë. Do të bëjmë më të mirën që të kthehemi në Tiranë me sukses.”
Ndërkohë Lorenc Trashi, futbollisti që u fitoi çmimin e “Lojtarit më të mirë të viti në Superligë” deklaroi:
“Ne e kemi përgatitur këtë ndeshje duke patur parasysh faktin që Luftëtari ka një ekip shumë të mirë. Nuk duhet të bazohemi te pikët pasi elementet I ka cilësorë. E rëndësishme të dalim te loja që duam ne.”
Luftëtari-Partizani do të luhet të dielën në orën 13:30, ndërkohë që po në të njëjtën orë Kukësi përballet me Kastriotin në Kamzëz.
Gega para ndeshjes me Luftëtarin: Partizani nuk toleron, në Gjirokastër për të mbyllur pozitivisht vitin
Komento