Të hënën mbyllet java e 10-t e kampionatit me supersfidën Partizani-Skënderbeu që luhet në “Selman Stërmasi”. Në prag të ndeshjes, trajneri i Partizanit Skënder Gega, e nisi konferencën për shtyp duke sqaruar situatën e Lorenc Trashit, futbollistit të pezulluar nga klubi për çështje displinore që do të mungojë kundër korçarëve.
Trashi nuk ka pse rikthehet sepse nuk ka ikur, është me ne. I kemi dhënë kohën për të reflektuar dhe e ka bërë. Ka kërkuar ndjesë para ekipit dhe para klubit. Çdo gjë shpresoj se do shkojë mirë dhe shumë shpjet do jetë me grupin.
Trajneri i Partizanit Skënder Gega
Me tej Gega u shpreh se Skënderbeu është thjesht ndeshja e radhës ku Partizani do të kërkojë fitoren.
Kemi edhe 30 ndeshje. Kundër Skënderbeut do hyjmë për fitore, por vlen tre pikët, s’marrim dot më shumë. Do të luajmë edhe shumë takime të tjera pas kësaj.
Trajneri i Partizanit Skënder Gega
Ndërkohë futbollisti Renaldo Kalari, i cili do ta marrë vendin e Trashit për sfidën me korçarët, siguroi se i ka lënë pas problemet fizike dhe do të jetë plotësisht I gatshëm për ndeshjen.
Sakrifikova gjysmë stërvitje për të mos rrezikuar që të kaloj te një problem më i madh. Ishte një kontraktim i vogël kështu që nga sot do të jemë 100% i gatshëm për ekipin.
Trajneri i Partizanit Skënder Gega
Partizani udhëheq Superligën pas 9 javësh me 22 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë.