Aktori Genc Fuga: Lashë gjunjët tek 'Dance With Me', në dasmën tonë vetëm Eni kërceu

Çifti i aktorëve bashkëshortë Eni Jani dhe Genc Fuga u shpallën dhjetorin e kaluar fituesit e edicionit të 5-të të “Dance With Me”. Por përtej magjisë së spektaklit që të gjithë kanë mundur të shohin përmes ekranit të vogël, pak e dinë që pjesëmarrja në këtë shoë kërcimi kërkon shumë sakrifica e madje lë edhe pasoja ndonjëherë. I tillë ishte dhe rasti i vetë njërit prej fituesve, aktorit Genc Fuga. I ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV për të folur mbi pjesëmarrjen në shfaqjen e fundit "Mbretëresha e bukurisë" që vjen këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental, Fuga pranoi se "Dance With Me" ishte eksperiencë e bukur por që i kushtoi sepse iu desh të merrte mjekime për gjunjët.

Shumë e bukur. Përpara se të futesha tek "Dance With Me" nuk kisha probleme me gjunjët. Ishte një periudhë e parë shumë e fuqishme, dhe nuk i dija sekretet e profesionit të tyre (balerinëve) kështuqë kam kaluar 2 herë rresht ujë në gjunjë që i kam kuruar më pas dhe ishim pa asnjë ditë pushimi. Mbase kemi marrë të njëjtat ilaçe me Laurën... Unë nuk e dija, por investimi ishte tek ato llastiqet që ti mbajnë jashtëzakonisht mirë gjunjët. Në 2/3 e spektaklit unë kam mbajtur nga ato ndërsa kërceja.Nëse do thosha cila është ana e keqe, ishte që të largon shumë nga përditshmëria. Por në fakt ne për këtë arsye u futëm. E thënë ndryshe, janë 4 muaj që ti dëgjon gjëra të bukura, shikon gjëra shumë të bukura dhe bëhesh pjesë e krijimit të një gjëjë shumë të bukur, dhe kjo të përkëdhel sedrën.

Genc Fuga, aktor

Por pavarësisht sakrificave fizike që ka bërë Genc Fuga për "Dance with me", shumë nga publiku dhe vetë juria e spektaklit ka vlerësuar më tepër performancën e bashkëshortes së tij Eni Jani, e cila i befasoi të gjithë me aftësitë e saj në kërcim. Vetë Fuga pranoi se Eni ishte fantastike e madje e kishte suprizuar dhe vetë atë.

Unë e njihja vetëm në ëndërrimet e saj. Patjetër ajo kishte një feeling (ndjesi) ndaj baletit, por nuk ishte ushtruar asnjëherë. Në dasmën tonë, ajo kërceu. Mos prisni nga unë se unë kërceva vetëm në momentin që më zhvishte shoqëria. Kisha vite pa kërcyer në fakt.

Genc Fuga, aktor

Aktori Genc Fuga në studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka