Dy vite e gjysmë pasi rasti i aktorit dhe pedagogut të njohur të arteve, Genc Fuga, turpëroi shëndetësinë shqiptare, skandali duket se po përsëritet.
Në atë kohë thirrje e dëshpëruar e një artisteje, për të gjetur 19 mijë euro përmes trombectomisë t’i shpëtonte jetën bashkëshortit të saj, një prej aktorëve më të vlerësuar për talentin në vend, Genci Fugës, hapi një debat të thellë, ndërsa u kërkuan edhe hetime për monopolin e privatit për operacionet jetëshpëtuese dhe mungesën e vullnetit që ky shërbim t’i ofrohej qytetarëve nga shteti.
Ditët e fundit, një situatë si ‘Deja vu’ po përsëritet. Këtë herë për një vajzë të re, vetëm 25-vjeçe, e njohur në rrjetet sociale, e cila është në rrezik serioz për jetën për shkak të zvarritjeve në QSUT.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se e reja ndodhet që prej 29 dhjetorit në spital, në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT, dhe është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të “Malformacioni Arteriovenoz (MAV)”. Ajo ka pësuar një goditje dhe aktualisht ndodhet e paralizuar në njërin krah dhe njërën këmbë.
Edhe pse në situatë shumë të vështirë mjekët ende nuk kanë ndërhyrë, dhe arsyeja është vetëm një ekzaminim. Që të vendoset përfundimisht nëse e reja do t’i nënshtrohet kirurgjisë, edhe me trombectomi, duhet bërë më parë një ekzaminim që quhet Arteriografia (DSA).
Në QSUT ndodhen 2 pajisje që mund ta bëjnë këtë ekzaminim, por për 25-vjeçaren pas tre javësh duket se nuk ka zgjidhje. Dhe arsyet duken qesharake. Pajisja e ndodhur në urgjencën e QSUT thonë se nuk punon, ndërsa për atë që ndodhet në pavionin e neurokirurgjisë u dashka miratimi i një mjeku, që nuk e merr përsipër. Në kërkim që administrata e spitalit të vendosë, 25 vjeçarja ka 21 ditë që lufton për jetën.
Një burim i sigurt i tha Report Tv se mjeku që duhet të japë miratimin për ta ekzaminuar të renë, punon edhe te një spital privat. Ky spital është e vetmja strukturë jo publike në vend, që e ofron këtë shërbim me një çmim super të kripur, duke nisur prej 25.000 euro.
Rasti është vërtetë i turpshëm. Këtu duket se e gjithë sorollatja e 25-vjeçares merr kuptim, detyrimi që në frikë për jetën ekzaminimin ta bëjë me urgjencë te privati. Situatë klientelizimi dhe monopoli, ne konflikt hapur interesi mes shëndetësisë private dhe asaj publike që shtetin e bën me shumë faj.
Komente











Nese eshte e vertete, ka vetem nje emer: Kriminale!
PërgjigjuNormale qe nuk do behet ne qsut sepse doktorrat do mbushin xhepat te amerikani spitali varreze ku edhe te vdekur nuk i lene pa u dhene te gjitha leket. Doktorrat nuk e bejne te qsut dhe e mbajne peng. SPAK duhet te veproje per kete doktorr vrases qe nuk i jep ndihmen njerezve. I rafte te femija tij
Përgjigju