Genc Muçaj:Karlov, miku im!
Ç'më tha në telefon para 3 ditësh

Genc Muçaj:Karlov, miku im!<br />Ç'më tha në telefon para 3 ditësh
TIRANE-Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genc Muçaj, e quan të dhimbshme dhe trishtuese vrasjen e ambasadorit rus Andrey Karlov në Ankara.
 
Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Muçaj u shpreh se Andrey Karlov ishte miku i tij dhe se vetëm tre ditë më parë kishte komunikuar me të për herë të fundit.
 
Sipas tij, ngjarja është një rast i izoluar dhe jo një komplot për të nxitur tensionit. Muçaj tha se nuk ka asnjë paralele mes vrasjes së Andrey Karlov dhe Dukës Ferdinand në 1914-ën, që çoi edhe në nisjen e Luftës së Parë Botërore. 
 
"Andrey Karlov ishte nga një familje me tradita diplomatike. Ishte një miku im dhe jo më larg se disa ditë më parë pata komunikuar me të.
 
Historikisht ambasadorët kanë qenë të respektuar edhe në rrethana lufte, e jo më në rrethana paqeje. Është e trishtueshme kjo që ka ndodhur.
 
Incidente të tilla mund të jenë të izoluara që nuk mundet dot të jenë shkak, kam dëgjuar komente fatale deri në paralelizma fatale. E para jetojmë në kohëra të tjera, nuk mund të ekzistojnë një gjë e tillë. Turqia dhe Rusia janë shtete më një histori të madhe të konsoliduar. Opinioni publik i të dy vendeve ka një shqetësim, se kemi të bëjmë me dy superfuqi ushtarake. Ata që kryen këtë akt, ka qenë një reagim i tij personal. Në Turqi ka njerëz të radikalizuar dhe për fat të keq miku jonë i shtrenjtë u bë objekt i këtij eskalimi. Së fundmi, dy ministrat e jashtëm vendosëm që të krijojnë një hetim të përbashkët për rastin në fjalë. Ky incident do të shërbejë më shumë për të bashkuar forcat në luftën ndaj terrorizmit, i cili nuk është një çështje lokale, por globale. Lufta kundër terrorizmit kërkon një front të bashkuar, pasi nuk ka as fe e as komb, por duhet reaguar si ndaj terrorizmit"
, u shpreh Muçaj.

[gallery]20220[/gallery] 
I pyetur nëse ambasadori rus i kishte shprehur ndonjë shqetësim apo frikë, Genc Muçaj theksoi se e vetmja gjë që e shqetësonte ishin raportet mes Rusisë dhe Turqisë.
 
"Nuk kishte asnjë dyshim, apo frikë, përveç marrëdhënieve të mia personale, edhe dy bashkëshortet tona kanë qenë mike. Ai ishte i shqetësuar për eskalimin e raporteve Rusi-Turqi. Ai vuante këto lloj shqetësimesh, por nuk kam konstatuar në marrëdhëniet tona personale dyshime apo frikë nga ai", tha Muçaj.
 
Duke iu referuar reagimit të ashpër të presidentit rus, Vladimir Putin i cili deklaroi se vrasja e ambasadorit është një provokim, Muçaj tha se deklarata ka qenë në kufijtë e emocionit menjëherë pas ngjarjes.  
 
"Vladimir Putini flet për opinionin e tij. Kjo as nuk mund të mendohet si e tillë. Kuptohet se emocioni për reagimin e lajmit mund të jetë jashtë normales, por ky veprim do të rezultojë një rast i izoluar dhe jo një komplot siç supozojnë mendjet e çmendura", deklaroi Muçaj.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë mes shpresave të ndërmjetësuesve për armëpushim

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë mes shpresave të ndërmjetësuesve për armëpushim