Genc Mulliqi: Refleksionet e mia për 
 rrezikun e terrorizmit në skulpturë

Genc Mulliqi: Refleksionet e mia për <br /> rrezikun e terrorizmit në skulpturë
Është çelur në Galerinë FAB pranë Akademisë së Arteve ekspozita “Duke pritur Dodo – në” e skulptorit Genc Mulliqi. Genc Mulliqi ka shprehur në veprat e tij refleksione ndaj rrezikut global të terrorizmit.

duke pritur dodo

“I vdekur si Dodo” (Dead as a Dodo) është nje shprehje ne anglisht qe ka kuptimin e diçkaje apo dikujt që ka mbaruar, qe nuk ka kthim prapa, diçkaje apo dikujt qe i përket se kaluarës, te harruar, te humbur përgjithmonë., pohon Mulliqi duke shtuar se “Dodo është një shpend primitiv , tashme I zhdukur qe prej 4 shekujsh , që është një simbol i së kaluarës që nuk ka për ty kthyer më, sikundër bota reptiliane e dinozaurëve dhe është frymëzimi fillestar në këtë ekspozitë”. Mulliqi mendon se si Dodo-ja, lufta, lufta botërore me gjithë tmerret e saj, sot mendohet si diçka e se kaluarës. Sipas tij “Shumëkush pas luftës së Parë Botërore mendonte që lufta nuk do të përsëritej më, njerëzimi nxori mësime nga ajo që ndodhi.

duke pritur dodo

Sot me shumë se kurrë, me rritjen e fanatizmit fetar, ekstremizmave të ndryshëm, me dallimet e forta sociale, lufta nuk shihet të jetë larg”. Mulliqi mendon se “Terrorizmi tashmë konsiderohet një rrezik global, njëlloj sikundër varfëria e padrejtësitë sociale. Më shumë se kurrë fanatizmat e fobitë e ndryshme po minojnë paqen e shumë vendeve të botës”, thotë ai.

Genc Mulliqi

Ndërsa për sa i përket shprehjes së kësaj teme në mënyrë simbolike me shpendin Dodo, ai thotë A është një shpend që i përket vërtetë të shkuarës? Mulliqi sjell një refleksion interesant në shtrirjen e konceptit të tij. “Nuk dihet”, thotë ai duke theksuar se “Jurasic park’ nuk është më një fantazi. Nëpërmjet inxhinierisë gjenetike çdo gjë arrihet. Dodo sikundër dinozaurët mund të kthehen mes nesh’ pohon Mulliqi.

duke pritur dodo
 Foto të tjera..

Skulptori Genc Mulliqi thekson se titulli i ekspozitës së tij “Duke pritur Dodo-në” që tingëllon si “Duke pritur Godonë”, ka një lidhje metaforike ku sipas tij flitet mbi pritjen për dikë apo diçka që mund të materializohet, të ndodhë, “por në këtë rast pritja mbart shpresën mos me qenë diçka apo dikush që mundet të na bëjë ne vetë të zhdukurit sikundër Dodo-ja dikur”, thekson artisti Genc Mulliqi. 

genc mulliqi

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri